• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BISEDIMET SHQIPËRI-GREQI/ Idrizi i PDIU reagon në FB: Duam transparencë nga Ministri Bushati
Home
Shqipëri

BISEDIMET SHQIPËRI-GREQI/ Idrizi i PDIU reagon në FB: Duam transparencë nga Ministri Bushati

2 July, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi ashpërson tonet me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati lidhur me bisedimet e tij me homologun grek Nikos Kotzias.

Idrizi thotë se ka kërkuar transparencë nga ministri i Jashtëm por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Kreu i PDIU thekson se Çamëria nuk shitet, nuk barazohet me Vorio-Epirin, dhe nuk negociohet.

DEKLARATA

Kemi kërkuar në mënyrë të përsëritur transparenc nga Bushati, deri më sot na është përgjigjur Kotzias i majmur, i kënaqur dhe arrogant, se për Çamërinë  nuk kemi biseduar e nuk bisedojmë.

Kemi kërkuar zbatimin e “Rezolutës për Çamërinë”, na përgjigjen mediat greke se do barazohet termi Çamëri me Vorio-Epirin.

Kemi kërkuar që pleqtë tanë të shkojnë e të shohin dhe njëherë shtëpitë e tyre nga ku ikën nga barbaritë e andarteve greke kërthinj, na përgjigjen me marrëveshjet për Toponimet, ku prindërit tanë duhet të ndërrojnë vendlindjet në pasaportat Shqiptare.

Kemi kërkuar të ketë një varrezë njerëzore e një përmendore kujtese për mijëra pleq, gra e fëmijë, që u vranë jo në lufte, po në shtëpitë e tyre me bukë në gojë pabesisht.

Na përgjigjen me varrezat e ushtarëve grek që erdhën si pushtues në Shqipëri, e me përmendoret e turpit të kriminelit Napolon Zerva, në disa qytete në Greqi.

Kemi kërkuar statusin e minoritet etnik shqiptar në Greqi për shqiptarët në Çameri e Arvanitasit dhe hapjen e shkollave shqipe në Çamëri, status që e kanë patur që në vitin 1927.

Na përgjigjen me ligjin për Minoritetet, ku e nxorrën Shqiperinë me 9 minoritete, e zgjerimin e zonave minoritare Greke jo vetëm në Finiq e Dropull, ku ishin të përcaktuara që në vitin 1937, në kohën e mbretit Zog, e që Shqipëria duhet të vazhdojë me avancimin e të drejtave të minoritet grek në Shqipëri, shkoni e shikoni në Bashkinë e Konispolit që u krijua falë deputëve të PDIU-së, se si trajtohet minoriteti grek nga një kryetar Bashkie nga Çameria.

Kërkuam 12 vjet heqjen e ligjit të luftës. Na përgjigjen pas 11 vjetësh që po egziston, do ta heqim, po Kotzias e Bushati nxitojnë të thonë që do të hiqet, po Çamët nuk përfitojnë. Krejt e kundërta është e vërtetë dhe ata e dinë mirë…

Kush mund të mendojë që ka fuqi e këllqe të varrosë Çështjen Çame, e ka gabim dhe të pamundur. Gafurrët e vetkenaqen kot në Athinë e në Tiranë, se duhet të lexojnë 74 vjet histori tonën, që s’na kanë mundur dot as vrasjet, as shpërnguljet, as diskriminimi dhe as harresa.

Kemi kërkuar mbylljen e marrëveshjes fillimisht për kufijtë tokësor e detar, kufijë të caktuar nga Traktati i Firences që në vitin 1923, e që Greqia akoma nuk e ka ratifikuar. Na përgjigjet Kotzias që do zgjerohemi nga 6 në 12 milje me Shqipërinë në hapesirën detare.

Çdo të thotë kjo?

Na përgjigjen këta tanët se kjo marrëveshje do jetë më e mirë se e para.

Çdo të thotë, ata shiten më shumë, e ne më pak. Apo na futi interesi i Greqisë për zonat Ekonomike me kokë në det, kur ne duhet të ishim me këmbë në tokë, për të mbyllur marrëveshjen për kufijtë tokësor më parë.

Sot dhe Gjykata Kushtetuse nuk është funksionale, uroj mos të jetë e qëllimshme

Integriteti e sovraniteti Kombëtar nuk negociohet por zgjidhet, ajo që i përket Shqipërisë është e shqiptarëve, na e kanë lënë amanet të parët, duhet t’ja lëmë amanet të pa cenuar fëmijëve .

Shoqata Çameria dhe PDIU, do kërkojë në mënyrë të përsëritur dhe për herë të fundit takim urgjent me Z.Bushati, për të bërë transparencë dhe për ti thënë dhe ministrit tonë të Jashtëm, që deri më sot ka folur boll me heshtjen e tij.

Në rast të kundert, e nëse dikush mendon që ta tradhëtojë Çamërinë, ne do ftojmë të gjithë Shqiptarët në protesta masive, në bojkot të produkteve greke, duke radikalizuar fort qëndrimin tone e të gjithë Shqiptarëve patriot, që i bashkon dinjiteti Kombëtar!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zyrtare, konfirmohen dy blerjet me parametra zero tek Interi
Previous article SHOFERI I XHAFAJ U GJET ME PLUMB NË KOKË/ Mesazhi i LAMTUMIRËS dhe BORXHET e 31 vjeçarit që... (FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

HAPET SHKOLLA KOMBËTARE E FLUTURIMIT/ Rama: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës Politikë

HAPET SHKOLLA KOMBËTARE E FLUTURIMIT/ Rama: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës

PËRPLASJET E DHUNSHME NË PROTESTË/ Lamallari: Policia e ka bërë detyrën në mënyrë të përkryer Politikë

PËRPLASJET E DHUNSHME NË PROTESTË/ Lamallari: Policia e ka bërë detyrën në mënyrë të përkryer

PROTESTAT/ Rama: Ka shumë për të reflektuar nën “koren e zezë” ku janë mbledhur dështakët Breaking News

PROTESTAT/ Rama: Ka shumë për të reflektuar nën “koren e zezë” ku janë mbledhur dështakët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT