• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Bisedimet Prishtinë-Beograd/ A do të këtë sot marrëveshje për energjinë dhe Asociacionin
Home
Rajon

Bisedimet Prishtinë-Beograd/ A do të këtë sot marrëveshje për energjinë dhe Asociacionin

24 June, 2018 Ina.Autor Rajon

Presidenti Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot në Bruksel vetëm më anëtarët e kabinetit të tij, për t’u ballafaquar me Aleksander Vucicin. Në këtë takim pritet të diskutohen të paktën dy tema. Njërën që insiston pala kosovare është energjia ndërkaq pala serbe kërkon të shtyhet përpara tema e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Gjithçka do të merret vesh sot deri pasdite, kur do të nisë faza e re e dialogut Kosovë-Serbi.
Hashim Thaçi ka udhëtuar në Bruksel pa marrë asnjë zyrtarë tjetër të institucioneve tjera të Kosovës. Për në raundin e ri të dialogut, ai ka marrë me vete vetëm këshilltarët e tij.

Bashkë me Presidentin nuk ka shkuar asnjë zyrtar i Qeverisë, opozitës dhe as shoqërisë civile.

Sidoqoftë, në dialogun e sotëm, pritet të diskutohen dy tema: Energjia dhe Asociacioni.

Temën e energjisë e ka bllokuar Serbia edhe pse është arritur marrëveshje. Të njëjtën gjë e ka bërë edhe Kosova me Asociacionin, megjithëse, për temën e fundit ka pasur lëvizje drejt themelimit të këtij mekanizmi të pushtetit lokal në Kosovë.

Bazuar në deklaratat e Presidentit Thaçi dhe Aleksander Vucicit nuk pritet të ketë ndonjë rezultat për shkak të pozicioneve të kundërta të palëve. Edhe dialogu teknik ka dështuar në këto dy pike për shkak se palët s’kishin pranuar të bëjnë kompromis.

Ky është raundi i fundit i dialogut me Serbinë. Është paralajmëruar se në faza të mëvonshme do të diskutohen edhe tema tjera si demarkacioni e njohja reciproke.

Burime të Express kanë thënë se Presidenti i Serbisë mund të zbulojë propozimin e tij për ndarjen e Kosovës, marrjen e Trepçës ose futjen nën kontroll të liqenit të Gazivodës. Të gjitha këto tema janë refuzuar nga Kosova dhe udhëheqësit e saj.

Takimi ndërmjet Thaçit dhe Vucic nis në orën 15

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zgjedhjet në Turqi/ Voton me fustanin e nusërisë, larg nga bashkëshorti
Previous article Morën Ilir Dajën/ Flamurtari gati të “peshkojë” dy lojtarë tek Skënderbeu

Ina.Autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT