• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Bisedimet për emrin e Maqedonisë, negociatat vijojnë në Austri
Home
Rajon

Bisedimet për emrin e Maqedonisë, negociatat vijojnë në Austri

25 March, 2018 k.autor Rajon

Pas vizitës së shefit të diplomacisë greke, Nikos Kotzias në Shkup, raundi i ri i bisedimeve mes palëve do të mbahet më 30 mars, në Vjenë.

Në këtë takim do të negociohet rreth përmbajtjes së dy Draft-marrëveshjeve të shkëmbyera ditë më parë mes Shkupit dhe Athinës, si dhe draftit të dorëzuar nga ana e ndërmjetësit Matthew Nimic.

Mediat greke shkruajnë se pas Vjenës, Ministri i Jashtëm maqedonas, Nikola Dimitrov pritet të vizitojë Athinën. Sipas televizioneve greke “Skai” dhe “Star Tv”, pavarësisht klimës pozitive nga ana e të dy ministrave, përsëri palët kanë shfaqur papajtueshmëri për disa çështje.

STAR TV thotë se për momentin nuk janë bërë shumë hapa përpara, përkundrazi, kanë dalë në pah probleme të reja, siç është ndryshimi i Kushtetutës, ndërsa SKAI shprehet se Dimitrov e shpjegoi se nuk e sheh pozitivisht propozimin e emrit pa përkthim, si p.sh. “Gorna Makedonija”. Kotzias, nga sa pretendon Skai, sqaroi se për Greqinë, ndryshimi i Kushtetutës është parakusht për çfarëdo lloj zgjidhjeje.

Gazeta ‘Ta nea’ shkruan se nëse dikush dëshiron të dalë në një përfundim nga vizita historike e Kotzias në Shkup, ky konstatim do të jetë se të dyja palët janë larg arritjes së marrëveshjes. Kotzias çoi në Shkup atë që u lakua si zgjidhje kompromisi për çështjen e emrit.

“Gorna Makedonija” -Maqedonia e Epërme, u duk se do të ishte formula magjike, me të cilën do të zgjidhet pas 27 vjetësh konflikti për emrin mes Greqisë dhe Maqedonisë. Pala greke kërkon që nocioni sllav të mos përkthehet, por këtu kompromisi duket se është i vështirë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gjendet një trup i pajetë në lumin Shkumbin, ja për kë dyshohet (EMRI)
Previous article Kombëtarja stërvitet për herë të fundit, Panucci piketon formacionin

k.autor

Postime të ngjashme

"BOTA TË MOS HARROJË"/ Masakra e Srebrenicës, mijëra vetë nisin Marshimin e Paqes Rajon

"BOTA TË MOS HARROJË"/ Masakra e Srebrenicës, mijëra vetë nisin Marshimin e Paqes

FUNDI I BETEJËS LIGJORE PËR ZGJEDHJET/ Nesër certifikohet rezultati në Kosovë, hapet rruga për qeverinë e re Rajon

FUNDI I BETEJËS LIGJORE PËR ZGJEDHJET/ Nesër certifikohet rezultati në Kosovë, hapet rruga për qeverinë e re

KOSOVA DREJT INSTITUCIONEVE TË REJA/ Nis procesi për formimin e qeverisë Rajon

KOSOVA DREJT INSTITUCIONEVE TË REJA/ Nis procesi për formimin e qeverisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT