• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BISEDIMET PËR ARMATIMET BËRTHAMORE/ Sekretari amerikan Pompeo vizitë në Korenë e Veriut për…
Home
Nderkombetare

BISEDIMET PËR ARMATIMET BËRTHAMORE/ Sekretari amerikan Pompeo vizitë në Korenë e Veriut për…

3 July, 2018 g.autor Botë, Nderkombetare

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo do të niset të enjten për në Korenë e Veriut për të vazhduar bisedimet për çarmatimin bërthamor të Gadishullit Korean.

Siç njofton korrespondetja e Zërit të Amerikës Zlatica Hoke, Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit e njoftuan të hënën udhëtimin e zotit Pompeo.

Vajtja për herë të dytë në Korenë e Veriut vjen pas takimit historik të 12 qershorit në Singapor mes Presidentit Donald Trump dhe udhëheqësit koreano-verior Kim Jong Un.

Pas takimit historik të 12 qershorit, Presidenti Trump tha se beson se Kim Jong Un është serioz për çarmatimin bërthamor. Por njoftime mediatike të kohëve të fundit citojnë zyrtarë të zbulimit amerikan të kenë thënë se Koreja e Veriut po mashtron Shtetet e Bashkuara dhe vazhdon të zgjerojë aktivitetet bërthamore në disa objekte.

“Imazhet satelitore tregojnë përmirësime ose zgjerime të objektit bërthamor si dhe të objekteve të prodhimit të raketave. Të dhënat e zbulimit lënë të kuptosh se Pheniani po shton prodhimin e materialeve bërthamore, jo vetëm në Yongbyon, por edhe në objekte të tjera të fshehta.”

Bruce Klinger është ekspert për Korenë në Fonadacionin Heritage në Uashington dhe ish zyrtar i CIA-as dhe Agjencisë së Zbulimit për Mbrojtjen. Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentonte të hënën lidhur me njoftimet.

“Nuk do të konfirmojmë apo mohojmë ndonjë raport të zbulimit. Ajo që mund të them është se po bëjmë përparime. Ambasadori amerikan në Filipine zhvilloi një takim me pjestarët e delegacionit të Koresë së Veriut dhe Sekretari Pompeo, sikurse thashë, do të niset drejt Phenianit nga fundi i javës. Ne do të vazhdojmë këto bisedime”, tha gjatë një konference për shtyp zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Huckabee Sanders.

Disa analistë citojnë tetë marrëveshje të dështuara me Korenë e Veriut dhe thonë se udhëheqësit e saj autoritarë nuk do të heqin dorë kurrë nga rezevat bërthamore. Zoti Klinger thotë se ka shpresë edhe pse Pheniani mund të përpiqet të mashtrojë edhe këtë radhë.

“Amerika duhet të mësojë nga gabimet e së kaluarës dhe të mos lejojë një marrëveshje tjetër të gabuar, që është shumë e shkurtër, shumë e paqartë, e cila nuk ka detaje të tilla si ato që kishim në traktatet për kontrollin e armëve me Bashkimin Sovjetik.”

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, John Bolton, tha për një kanal televiziv të dielën se administra ka një plan veprimi që mund të shkatërrojë arsenalin bërthamor të Koresë së Veriut brenda një viti nëse bashkëpunon Pheniani. Ai tha se plani do të kërkonte transparencë të plotë të të gjitha programeve kimike, biologjike, bërthamore si dhe vendodhjen e raketave balistike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shikoni sa shumë të famshëm shqiptarë festojnë sot ditëlindjen! Nga Getoari deri tek Kryeministri i... (FOTO)
Previous article "RRI TI RRI..."/ Kaubojsi e fillon fushatën për Lezhën nga... Milano!

g.autor

Postime të ngjashme

IRANI I JEP LAMTUMIRËN KHAMENEIT ME CEREMONI PESËDITORE: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit Botë

IRANI I JEP LAMTUMIRËN KHAMENEIT ME CEREMONI PESËDITORE: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit

"NATO MBULOI BOSHLLËQET E LËNA NGA SHBA"/ Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat Botë

"NATO MBULOI BOSHLLËQET E LËNA NGA SHBA"/ Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT