• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BISEDIMET ME GREQINË/ Tsipras anulon vizitën, Kotzias me urgjencë në Tiranë
Home
Shqipëri

BISEDIMET ME GREQINË/ Tsipras anulon vizitën, Kotzias me urgjencë në Tiranë

28 March, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Anulimi nga kryeministri grek Alexis Tsipras i​ vizitës në Shqipëri ka kapur në befasi diplomacinë shqiptare. Në Ministrinë e Europës dhe Punëve të Jashtme lajmi ka ardhur si rrufe në qiell të hapur lajmi për shtyrjen e vizitës së kryeministrit grek në një kohë kur kjo ministri kishte kohë që po përgatitej për këtë vizitë të rëndësishme.

Gazeta ‘Kathimerini’ shkruan se shtyrja e vizitës së kryeministrit grek në Shqipëri lidhet direkt me vështirësitë në negociatat mes dy vendeve për zgjidhjen e kufirit detar. Një burim diplomatik pranë negociatave tregoi në kushtet e anonimatit për Shqiptarja.com se cilat janë arsyet e vërteta pas anulimit të vizitës së kryeministrit Alexis Tsipras. “Në kohën kur pritej progres bisedimet kanë hyrë në stanacion” u shpreh burimi diplomatik.

Më tej i njëjti burim deklaroi se stanacioni lidhet me atë që njihet si shelfi kontinental mes dy vendeve (kufiri detar) por edhe me disa zhvillime të kohëve të fundit që janë monitoruar nga afër prej diplomacisë greke. Paçka se shefi diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati ka deklaruar disa herë se takimet eksploratore në Kretë dhe Korçë kanë qenë të frytshme realiteti me sa duket është krejt ndryshe.

“Një prej pikave më të vështira për tu zgjidhur nga grupet negociatore lidhet me atë cfarë parashikon e drejta ndërkombëtare për kufijtë detar për zgjerimin e pjeshëm që parashikon nga 6 deri në 12 milje. Është pikërisht ky aspekt që ka future në ngërç bisedimet” theksoi i njëjti burim.

Kjo me sa duket është një arsye e fortë e Tsipras por ti thënë jo këto momente vizitës në Shqipëri pse jo për të festuar pashkën në vendin tonë me kryeministrin Rama. Madje kjo është edhe arsyeja primare e anulimit të vizitës pasi këshilltarët e tij e kanë këshilluar kryeministrin grek se pa pasur një produkt konkret atëherë nuk kishte asgjë për diskutuar me Ramën dhe se vizita do të interpretohej nga opozita greke thjesht si turistike.

Mos ardhja e Tsipras në Shqipëri lidhet edhe me disa zhvillime të tjera që kanë një lidhje indirekte. Bëhet fjalë për thellimin e konfliktit me Turqinë por diplomacia ka mbajtur shënim për zhvillimet në aksin Tiranë Stamboll e anasjelltas. Vizita e fundit e kryeministrit Rama në Turqi dhe takimi me Erdogan shikohet nga Athina si forcim i aleancës mes dy vendeve.

“Megjithëse ishte një vizitë rutinë e një nëndetëseje turke në Durrës javën e shkuar kjo është parë me shqetësim nga shteti grek” pohoi për Shqiptarja.com burimi diplomatik. Bisedimet me Shqipërinë dhe zgjidhja e emrit me Maqedoninë janë në qendër të debatit mes opozitës dhe kryeministrit Tsipras.

Prandaj cdo hap i tij në të dyja këto drejtime është i mirëllogaritur. Stanacioni i papritur i bisedimeve me Shqipërinë ka detyruar kryeministrin Tsipras të dërgojë me urgjencë në Tiranë ministrin e punëve të Jashtme Nikos Kotzias. Vizita disa orëshe të Enjten në Tiranë është në funksion të zgjidhjes së ngërçit të krijuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 'Hajde se ta tregoj unë në shtëpi', balerini shqiptar i bën të papriturën vajzës në video live
Previous article Gjermania bën bilancin: humbësit dhe fituesit e 2 miqësoreve të fundit

F.autor

Postime të ngjashme

"FLE PESË ORË NË DITË..."/ Rama intervistohet nga Tik-Toker i njohur: Marrëdhëniet më të mira me Melonin, ndërsa me… Politikë

"FLE PESË ORË NË DITË..."/ Rama intervistohet nga Tik-Toker i njohur: Marrëdhëniet më të mira me Melonin, ndërsa me…

U MIRATUA MES POLEMIKAVE/ Presidenti Begaj dekreton marrëveshjen për huanë 302 mln $ me SHBA-në Breaking News

U MIRATUA MES POLEMIKAVE/ Presidenti Begaj dekreton marrëveshjen për huanë 302 mln $ me SHBA-në

“DETIT NUK I DIHET”/ Rama ndan historinë e peshkatarit nga Vlora: Një jetë mes dallgëve… Politikë

“DETIT NUK I DIHET”/ Rama ndan historinë e peshkatarit nga Vlora: Një jetë mes dallgëve…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT