• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BISEDIMET KOSOVË-SERBI/ NATO i gatshëm të ndërhyjë nëse ka dhunë në…
Home
Rajon

BISEDIMET KOSOVË-SERBI/ NATO i gatshëm të ndërhyjë nëse ka dhunë në…

31 July, 2018 Sadik.Autor Rajon

NATO nuk dëshiron të përfshihet në bisedimet që po bëjnë Kosova dhe Serbia, por ushtarët e saj janë të gatshëm t’i përgjigjen çdo situate në rast të eskalimeve eventuale, ka thënë një nga komandantët e NATO-s, James Foggo, i cili është duke qëndruar në Kosovë.

Admirali amerikan, James Foggo, Komandant i Komandës së Forcave të Bashkuara Aleate në Napoli ka thënë se rreth 4,000 ushtarë të NATO-s janë të gatshëm për çdo gjë.

“Nuk shoh asnjë kërcënim për integritetin e Kosovës”, ka thënë Foggo gjatë një konference për shtyp në bazën e ushtarake të KFOR-it Nothing Hill në afërsi të Leposaviqit.

“KFOR është shumë i fortë dhe ne nuk shohim ndonjë problem në të ardhmen e afërt apo të largët”, tha ai.

I pyetur nga gazetarët rreth shkrimeve të vazhdueshme në media për opsionet e ndarjes së Kosovës, ai ka thënë se “këto janë pyetje politike që duhet të zgjidhen përmes dialogut Prishtinë-Beograd”.

Admirali Foggo ka thënë se diskutimet në Beograd mund të sjellin edhe protesta në rrugë, por ai u ka bërë thirrje të gjithëve që edhe në rast të pakënaqësive, ato të shprehen në mënyrë demokratike.

“Çdo herë që ka diskutime për zgjidhje kontraverse politike për problemet në Ballkan, ka potencial për trazira. Dhe rrjedhimisht jemi të vetëdijshëm se kjo është një kohë e rëndësishme, se ka shumë diskutime përtej kufijve të Kosovës, siç thashë në mes të Prishtinës dhe Beogradit, udhëheqësit politikë që përpiqen t’i zgjidhin disa çështje të vështira”, theksoi ai.

“Në demokraci, jo të gjithë pajtohen, disa njerëz i shprehin mosmarrëveshjet e tyre në rrugë, unë do të ju rekomandoja që të mos e bëjnë këtë gjë, ose nëse veprojnë kështu, si në çdo demokraci të civilizuar, kjo gjë të bëhet në mënyrë paqësore. Ne do të jemi këtu për t’i mbështetur institucionet e Kosovës, të cilat ruajnë sigurinë, gjatë këtij muaji dhe muajve të tjerë të vitit”, ka thënë Admirali Amerikan.

Forca shumëkombëshe e KFOR-it në Kosovë ka mision paqeruajtës. Misioni i KFOR-it buron nga Rezoluta 12 44 e Këshillit të Sigurimit dhe Marrëveshja Ushtarake Teknike e Kumanovës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vajza 7 vjeçe bind agjensinë të ndryshojë emrin e rrugëve. Arsyeja... (FOTO)
Previous article PROKURORI I KRIMEVE TË RENDA/ Gentian Osmani para VETTINGUT. Çfarë thotë KPK për pasurinë e tij

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

SËRISH ZGJEDHJE NË KOSOVË/ 2 mln qytetarë me të drejtë vote, pjesëmarrje e ulët në orët e para të mëngjesit Rajon

SËRISH ZGJEDHJE NË KOSOVË/ 2 mln qytetarë me të drejtë vote, pjesëmarrje e ulët në orët e para të mëngjesit

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT