• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BISEDIMET KOSOVË-SERBI/ Media evropiane “Politico” përmes një karikature paraqet hartën e “korrigjimit të kufijve”
Home
Rajon

BISEDIMET KOSOVË-SERBI/ Media evropiane “Politico” përmes një karikature paraqet hartën e “korrigjimit të kufijve”

10 September, 2018 k.autor Rajon

Një nga mediat politike më të njohura në Europë, “Politico”, i ka kushtuar në numrin e saj të radhës, karikaturën kryesore në ballinë, zhvillimeve të fundit për një marrëveshje të mundshme mes presidentëve Vuçiç dhe Thaçi, për një “korrigjim kufijsh” mes vendeve të tyre, Serbi dhe Kosovë.

Në karikaturën e realizuar nga Ali Walker shfaqen hartat e Serbisë dhe Kosovës, mbi të cilat secila palë “vizaton” kufij me pistoletë-laps! Mesazhi i goditur duket se ka të bëjë me zhvillimet e fundit, për këtë çështje. Pas një debati të madh jo vetëm në shtetet përkatëse, por edhe në ambientet politike ndërkombëtare, ku palët u ndanë në llogore të ndryshme për të ashtuquajturin plan Vuçiç-Thaçi për shkëmbime territoresh, gjithçka u bllokua ditën e djeshme, kur “papritur” presidenti serb, refuzoi të ulej në bisedën e bisedimeve me presidentit Thaçi në Bruksel.

Plani për vizatime kufijsh të rinj mbi hartat e Serbisë dhe Kosovës, nga shumë kancelari të rëndësishme të Europës si Gjermania dhe Britania e Madhe është konsideruar, si një precedent i rrezikshëm për Ballkanin Perëndimor, i cili mund të çojë në një efekt domino edhe për vende të tjera, si Bosnja apo Maqedonia.

Gjithashtu shumë analistë të njohur politikë në media të mëdha ndërkombëtare, e kanë cilësuar këtë plan si një “Hapje të kutisë së Pandorës” dhe “Ftesë për Luftë!”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BOJKOTI I PARLAMENTIT/ Pas Shkodrës dhe Elbasanit, ja ku do të mblidhet opozita të enjten
Previous article U MARTUA DY DITË MË PARË/ Rona Nishliu nis muajin e mjaltit në vendin përrallor (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT