• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Bisedimet greko – maqedonase/ Përparime për shtetësinë dhe gjuhën
Home
Rajon

Bisedimet greko – maqedonase/ Përparime për shtetësinë dhe gjuhën

14 April, 2018 F.autor Rajon

Dallimet kryesore në bisedimet për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë mbeten tek përdorimi i brendshëm i emrit të ri, konfirmoi krzeministri Zaev.

Ai përsëriti qëndrimin se emri i ri duhet të jetë për përdorim të jashtëm pa pasur nevojë për ndryshim të Kushtetutës. Ai shtoi se akoma nuk ka asnjë marrëveshje përfundimtare në këtë kontekst por se po shqyrtohen emrat e përbërë me përcaktues gjeografik.

“Nuk është zgjidhur shtrirja e përdorimit dhe nuk është zgjidhur përfundimisht emri për përdorim ndërkombëtar. Jemi shumë afër, që do të duhet të konfirmohet në pjesën e identitetit dhe në pjesën e shtetësisë dhe gjuhës. Përafërsisht mund të them se jemi para zgjidhjes për këto çështje. Çështjet tjera përgjithësisht janë shterrur dhe këtu hapet çështja e irredentizmit. Me gjasë ajo që është akoma në tavolinë. Pala greke kërkon garanci por ne nuk kemi problem me këtë. Sigurisht duhet t’i gjejmë formulimet se nuk kemi pretendime territoriale, se nuk kemi synim ta cenojmë kufirin që na kufizon dhe se nuk kemi synim të përzihemi në trashëgiminë e Greqisë. Njëkohësisht as ata në trashëgiminë tonë” – deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

Në një takim me gazetarët, Zaev siguroi se me zgjidhjen për emrin nuk cenohet identiteti, respektivisht gjuha maqedonase dhe se nuk ka dallime as për shtetësinë. Kjo e fundit do të jetë në pajtim me emrin e ri.

“Është çështje ndjenje dhe pala greke ka mirëkuptim për këtë çështje dhe është e radhës ta konfirmoj këtë, sepse është një nga momentet pozitive që janë paraqitur. Kryeministri Cipras dhe ministri Kocijas kanë mirëkuptim për identitetin” – tha Zaev.

Nga pikat më pak të rëndësishme të cilat janë zgjidhur tashmë janë: kodet dhe mos-përdorimi ekskluziv i termit “Maqedoni”. Gjithsesi Zaev theksoi se derisa të ekzistojë zgjidhje për të gjitha pikat e marrëveshjes eventuale, të gjitha çështjet e zgjidhura janë të përkohshme. Ndryshe negociatat për emrin do të vazhdojnë në nivel ministrash, më 3 dhe 4 maj në Selanik

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Doktori Plastik" transformon Oltin pas 3 ndërhyrjeve në fytyrë: Tani dua të gjej të dashur sepse... (FOTO)
Previous article Bayerni barazon rezultatin ndaj Monchengladbach

F.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Deputetja e Haradinajt sulmon Albin Kurtin me vezë në Kuvend Rajon

VIDEOLAJM/ Deputetja e Haradinajt sulmon Albin Kurtin me vezë në Kuvend

HIQET GJUHA SHQIPE NË KUFI/ Bujar Osmani: Shkelje e ligjit dhe provokim i qëllimshëm Rajon

HIQET GJUHA SHQIPE NË KUFI/ Bujar Osmani: Shkelje e ligjit dhe provokim i qëllimshëm

ALARM NË GREQI/ Virusi i Nilit Perëndimor përhapet me shpejtësi, 6 viktima dhe 65 të infektuar Rajon

ALARM NË GREQI/ Virusi i Nilit Perëndimor përhapet me shpejtësi, 6 viktima dhe 65 të infektuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT