• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BISEDË TELEFONIKE ME TRUMP NGA SHQIPËRIA/ Macron: Rusia nuk do paqe po fiton kohë për luftën
Home
Politikë

BISEDË TELEFONIKE ME TRUMP NGA SHQIPËRIA/ Macron: Rusia nuk do paqe po fiton kohë për luftën

16 May, 2025 s.autor Breaking News, Politikë

Pas kryeministrit britanik Keir Starmer, edhe presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë të ditur telefonatën nga Tirana me kreun e Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i Elizesë shprehet se presidenti Putin ka dështuar t’i përgjigjet propozimit për një armëpushim të pakushtëzuar të bërë nga amerikanët dhe të mbështetur nga Ukraina dhe evropianët. Sipas tij Rusia po tregon se nuk dëshiron paqe dhe po përpiqet të fitojë kohë duke vazhduar luftën.

“Sapo patëm një bisedë telefonike me Presidentin Trump nga Shqipëria. Edhe një herë, presidenti Putin ka dështuar t’i përgjigjet propozimit për një armëpushim të pakushtëzuar të bërë nga amerikanët dhe të mbështetur nga Ukraina dhe evropianët. Duke refuzuar armëpushimin dhe dialogun me Ukrainën, Rusia po tregon se nuk dëshiron paqe dhe po përpiqet të fitojë kohë duke vazhduar luftën”, shkruan Macron.

Mëtej presidneti francez shprehet: “Në këtë kuadër, ndërsa Komuniteti Politik Europian mblidhet në samitin e Tiranës, ne do të vazhdojmë të koordinojmë me partnerët tanë europianë, me Shtetet e Bashkuara dhe koalicionin e të gatshmëve, për të përcaktuar një përgjigje të bashkërenduar”.

Liderët evropianë janë pajtuar me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, se qëndrimi i Rusisë në bisedimet për armëpushim është i papranueshëm dhe kanë për qëllim ta përgatisin një përgjigje.

Gjatë samitit në Tiranë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se vendi i tij është i përkushtuar për t’i dhënë fund luftës me Rusinë, por u bëri thirrje liderëve evropianë t’i ashpërsojnë sanksionet ndaj Kremlinit, nëse presidenti Vladimir Putin vazhdon t’i zvarrisë bisedimet për armëpushim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DHUNOI SEKRETARIN E KZAZ DJE NË KASHAR/ Arrestohet vëzhguesi i kandidadit të PS
Previous article "URIME PËR RRUGËTIMIN EUROPIAN"/ Meloni dhe Macron urojnë Ramën për fitoren në zgjedhje: Këmbëngulja e tij...

s.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT