• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BISEDA TELEFONIKE ME KURTIN/ Këshilltari i lartë i DASH kërkon shtyrjen e gjobave për targat dhe fokusimin në dialog
Home
Rajon

BISEDA TELEFONIKE ME KURTIN/ Këshilltari i lartë i DASH kërkon shtyrjen e gjobave për targat dhe fokusimin në dialog

19 November, 2022 s.autor Rajon

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka bërë të ditur se të premten ka pasur një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti me të cilin kanë biseduar për shmangien edhe përshkallëzimin e mëtejmë të situatës.

Chollet në një postim në Twitter shkruan se shtyrja e gjobave për targa, mbajtja e derës së hapur për kthimin e serbëve të Kosovës në institucione dhe fokusimi në dialog janë rruga më e mirë për avancimin e integrimeve evropiane dhe euroatlantike të Kosovës.

“Kam biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për shmangien e përshkallëzimit të mëtejshëm: shtyrja e gjobave për targa, mbajtja e derës së hapur për kthimin e serbëve të Kosovës në institucione dhe fokusimi në dialogun me Serbinë janë rruga më e mirë për avancimin e integrimeve evropiane dhe euroatlantike të Kosovës”, shkruan Chollet.

Për bisedën me nënsekretarin amerikan ka njoftuar mbrëmë edhe Albin Kurti.

Me Chollet, kreu i ekzekutivit tha se kanë biseduar për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi, e cila në qendër ka njohjen reciproke si dhe situatën e sigurisë në Kosovë së bashku me sundimin e ligjit.

“Një bisedë telefonike e sinqertë dhe e rëndësishme me nënsekretarin e Shtetit Derek Chollet për domosdoshmërinë e një marrëveshjeje për normalizimin e plotë me Serbinë me qendër njohjen reciproke, me fokus situatën e sigurisë në Kosovë së bashku me sundimin e ligjit”, ka njoftuar Kurti në Twitter.

Biseda telefonike është zhvilluar vetëm tri ditë para se të fillojë së zbatuari masa e gjobitjes për të gjithë shoferët që vozisin makina me targa ilegale të lëshuara nga Serbia brenda territorit të Kosovës.

Nga 1 nëntori Qeveria e Kosovës ka nisur zbatimin e planit të saj për riregjistrimin e makinave. Faza e parë e planit parasheh qortimin e shoferëve që ngasin makina me targa të paligjshme. Më 21 nëntor pritet të hyjë në fuqi faza e dytë – shqiptimi i gjobës prej 150 eurosh.

Ndryshe, Kurti pritet të takohet të dielën ose të hënën me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç, në Bruksel. Çështja e targave pritet të jetë diskutimi kryesor, por parashihet të diskutohen edhe çështje të tjera.

As Qeveria e Kosovës, as Presidenca e Serbisë, nuk kanë konfirmuar nëse do të jenë pjesë e takimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULMET RUSE/ Zëvendësministri ukrainas i Mbrojtjes: Lufta në Ukrainë do të përfundojë në fund të pranverës
Previous article THYEN KABINËN NË HYRJE TË PARKUT KOMBËTAR NË DIVJAKË/ Policia arreston një 33-vjeçar dhe shpall në kërkim një tjetër

s.autor

Postime të ngjashme

"ZGJEDHJE TË LIRA PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS POLITIKE"/ PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën Rajon

"ZGJEDHJE TË LIRA PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS POLITIKE"/ PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit Rajon

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit

ZJARR PRANË BIZNESEVE NË GREQI/ 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion Rajon

ZJARR PRANË BIZNESEVE NË GREQI/ 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT