“Bindja Demokratike është ide, nuk është pronë, as biznes apo njeri.
Ajo ka lindur nga bindja e fortë e qytetarëve të lirë të këtij vendi për një projekt të ri politik.”
Këto ishin fjalët e para që Astrit Patozi shprehu teksa zyrtarizoi partinë më të re opozitare, Bindja Demokratike.
23 Prilli ishte data kur u lajmërua zyrtarisht se BD ishte regjistruar në zgjedhjet e 30 qershorit, duke i shpallur kështu sfidë të hapur PD që vendosi të mos marri pjesë në to.
Paarësisht aludimeve të para e të shumta se në drejtim do të ishte Rudina Hajdari, ishte vetë Patozi ai i cili me një deklaratë i sqaroi të gjitha… Ose të paktën atë që ishte e nevojshme në ato momente.
Thënë kjo, pasi ka ende gjera të paqarta e pathëna. Dihet pak për pjesëtarët e tjere që kanë vendimmarrje në parti, veçanërisht ata që vijnë nga radhët politike aktuale ose që kanë qënë dikur faktor politikë.
Emrat që janë tanimë të konfirmuar janë: Astrit Patozi, Arben Skënderi, Valbona Mezini, Fabian Topollaj, Andi Përmeti dhe Leonard Olli.
Ajo që bie në sy është se Patozi në asnjë moment nuk e ka prezantuar veten e tij si kryetar siç ndodh menjëherë më partitë e vogla, por si koordinator.
Një tjetër element është se nag ana grafike janë të shumta karakteristikat të ngjashme me PD. Ngjyra e zgjedhur është ajo e gurëkalit, ndërsa PD e ka blu.
Logo është e përfart me atë të Partisë Demokratike, ashtu si edhe shkurtimi “BD”.
Nga ana tjetër, demokratëve të zhgënjyer dhe jo vetëm duket se alternativa e 30 qershorit i ka trokitur në momentin e duhur që pas djegies së mandateve nga opozita e drejtuar nga Lulzim Basha.
Janë të shumtë qytetarët, duke u bazuar edhe në komente në rrjete sociale apo edhe sondazhet, që bien dakord dhe deklarojnë mbështetjen e tyre me BD.
Prej këtej, duket se ka ardhur edhe irritimi i Partisë Demokratike që në çdo dalje publike së fundmi, e sulmon ashpër Patozin dhe partinë.
E megjithatë, vendosmëria e Patozit dhe Bindjes Demokratike duket të jetë vetem në zgjedhjet e 30 qershorit dhe jo në luftën që PD kerkon të krijojë medoemos.
Deri atëherë, BD-së i nevojitet punë, nëse kërkon që të jetë menjeherë faktor dhe të qendroj brenda pritshmërive.
Përgatiti: AlpeNews.al


