• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BILD ANALIZON PROPOZIMIN FRANKO-GJERMAN/ Serbia përballë ultimatumit: BE ose Putinin!
Home
Rajon

BILD ANALIZON PROPOZIMIN FRANKO-GJERMAN/ Serbia përballë ultimatumit: BE ose Putinin!

29 January, 2023 s.autor Rajon

Media prestigjioze gjermane, Bild, që ka analizuar propozimin europian, shtron pyetjen se “a është kjo pika e kthesës në konfliktin e Kosovës?”. Fokusin kryesor e ka përqendruar në ultimatumin e vendosur përballë Serbisë, me presidentin Aleksandër Vuçiç, i cili duhet të bëjë zgjedhjen e vështirë: të shkojë nga Bashkimi Europian ose të humbë gjithçka për Putinin.

Duke raportuar konferencën ku Vuçiç pranoi propozimin europian si kornizë të re negociuese për marrëveshjen përfundimtare me Kosovën, Bild shkruan për kostot e mëdha që duhet të paguajë nëse refuzon kompromisin, përfshirë izolimin nga BE.

Lidhur me planin franko-gjerman, media prestigjioze nënvizon se ende nuk janë bërë të ditura pikat e tij, teksa i referohet disa drafteve të publikuara në mediat e Prishtinës dhe Beogradit.

“Parasheh që Serbia dhe Kosova të mos e njohin zyrtarisht njëra-tjetrën, por të pranojnë reciprokisht ekzistencën e tyre shtetërore brenda kufijve aktualë. Rrjedhimisht, Serbia do të ndalonte së penguari anëtarësimin e Kosovës në organizatatndërkombëtare, me mbështetjen aktive të Rusisë”, shkruan Bild.

Bild shkruan më tej se Putini do të ishte një nga të paktët humbës, nëse kthesa e Serbisë karshi Kosovës do të ndodhte zyrtarisht.

“Nëse me të vërtetë ka një kthesë, larg nga minimi i mëparshëm sistematik i shtetësisë kosovare, atëherë kjo do të jetë një humbje e rëndë për Rusinë dhe përpjekjet e saj destabilizuese në Ballkan”, shprehet eksperti Konrad Clewing.

Bild shkruan më tej se propozimi europian është mbështetur edhe nga pesë shtetet anëtare që ende nuk e kanë njohur Kosovën. Megjithatë saktëson se Vuçiç nuk ka marrë ende asnjë vendim dhe se përgjegjësinë për marrëveshjen përfundimtare me Kosovën ia ka lënë parlamentit dhe popullit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MË SHUMË SE 90% ME GURIN E ISTRIAS/ Arkitektura e qytetit lundrues: Si u ndërtua Venecia?
Previous article AKSIDENT I FRIKSHËM NË NEW YORK/ Makina ndahet më dysh, humb jetën 23-vjeçarja shqiptare

s.autor

Postime të ngjashme

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit Rajon

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit

ZJARR PRANË BIZNESEVE NË GREQI/ 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion Rajon

ZJARR PRANË BIZNESEVE NË GREQI/ 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion

KOSOVË/ Kryeministri Kurti: BE ka miratuar 206 milionë euro fonde Rajon

KOSOVË/ Kryeministri Kurti: BE ka miratuar 206 milionë euro fonde

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT