• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BILANCI TRAGJIK I TË MARTËS/ Çfarë ndodhi sot: Nga vdekja e gruas shtatëzënë tek mbytja e… (FOTOT)
Home
Breaking News

BILANCI TRAGJIK I TË MARTËS/ Çfarë ndodhi sot: Nga vdekja e gruas shtatëzënë tek mbytja e… (FOTOT)

21 August, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dita e sotme ,ndonëse supozohej të ishte një ditë e qetë duke qënë se edhe festohet nga shumë qytetarë, ka përfunduar tragjike për disa të tjerë.
Bilanci i kësaj të marte raporton për katër të vdekur, tre aksidente dhe një zjarr në një çerdhë në kryeqytet.

Çfarë ndodhi sot:

Aksident në Fier, vdes gruaja shtatëzënë plagosen 4 persona

Një aksident i rëndë automobilisik është shënuar në orët e paradites në aksin rrugor Fier – Levan. Nga përplasja e dy automjeteve, një grua shtatzënë, e identifikuar si Majlinda Troka, 26 vjece ka humbur jetën, ndërsa i plagosur rëndë është fëmija i saj 5 vjecar si dhe tre persona të tjerë që ndodheshin në automjetin tjetër.

Dyshohet se automjeti tip Benz që vinte nga Fieri për në Vlorë ka hyrë në parakalim të gabuar duke përplasur mjetin tip Audi që drejtohej nga vjehrri  viktimës, Astrit Troka.

Edhe pse ky i fundit ka ulur shpejtësinë përplasja ka qenë fatale duke i marrë jetën gruas shtatëzënë 6 muajshe si dhe ka plagosur rëndë fëmijën e saj. Tre të plagosurit paraqiten jashtë rreziku për jetën, mjekët thonë se në gjendje të rëndë vijon të jetë fëmija.

Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë ndërsa mësohet se mjeti me të cilin udhëtonte viktima drejtohej nga shtetasi Astrit Troka .

Vdes 25 vjeçarja në spital

Një shtetase shqiptare, e moshës 25 vjeçe ka humbur jetën për shkaqe natyrale në QSUT në kryeqytet, ndërsa ishte transportuar nga Fieri për në Tiranë për një mjekim më të specializuar.

Librazhd, autobuzi me turistë i “shpëton” humnerës

Një autobus me turistë aksidentohet në Lunik të Librazhdit, ndërsa udhëtonte drejt Fushë Studen.

Shoferi e ka përplasur autobusin me një shkëmb në pjesën e sipërme, duke rrezikuar që mjeti të të dalë nga rruga dhe të bjerë në humnerë.

Fatmirësisht të gjithë turistët kanë shpëtuar pa lëndime, ndërsa autobusi ka marrë dëmtime.

Sarandë, vdes pushuesi 47 vjeçar

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në plazhet shqiptare. Sipas informacioneve sot është njoftuar spitali i Sarandës për një urgjence tek plazhi “Delfini” në rrugën Turizëm, Kanali i Çukës në Sarandë.

Mësohet se një shtetas i ndodhur në breg ka humbur jetën. Miri Hasllani, 47 vjeç nga Durrësi dhe nënshtetësi italiane është paraqitur ne spitalin e Sarandes në gjendje terminale me diagnoze fibrilacion ventrikular, propabel infarkt akut miokardi.

Lezhë, Familjarët gjejnë trupin e pajetë të 29-vjeçarit në rezervuar

Një djalë i ri ka humbur jetën këtë të martë në fshatin Krajen të Lezhës. Mësohet se 29-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e mbytjes në ujë. Nga veprimet e para të policisë, rezulton se i riu është gjetur i pajetë, pa shenja dhune. Viktima me inicialet B. L po notonte në një rezervuar uji pranë banesës së tij dhe është gjetur mëngjesin e sotëm nga familjarët.

Merr flakë çerdhja në Tiranë

Mbrëmjen e sotme çerdhja nr 16, në rrugën “Nikolla Tupe” është përfshirë nga flakët. Ambienti i kthyer në çerdhe ndodhet në të njëjtën godinë me zyrat e njësisë bashkiake numër 5.Nga të dhënat e deritanishme dyshohet se zjarri ka ardhur për shkak të një defekti që ka patur frigoriferi i çerdhes.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJEDI NË FAMILJE/ Babai vret 2 fëmijët, e më pas dhe veten (FOTO)
Previous article NËSHKRIMET TEK ARSENAL/ Fantazisti kërkon 200 përqind rritje rroge për të qëndruar

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë Aktualitet

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY Aktualitet

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT