• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BILANCI PËR MAJ-GUSHT/ FRONTEX kapi 1300 emigrantë  (VIDEO)
Home
Sociale

BILANCI PËR MAJ-GUSHT/ FRONTEX kapi 1300 emigrantë (VIDEO)

9 August, 2019 Lubjana.autor Aktualitet, Sociale

Brenda një harku kohor prej katër muajsh, FRONTEX ka kapur 1300 emigrantë nga vendet e treta, të cilët kanë tentuar që të hyjnë në Shqipëri, për t’u larguar më pas drejt vendeve europiane.

-Brenda një harku kohor prej katër muajsh, FRONTEX ka kapur 1300 emigrantë nga vendet e treta, të cilët kanë tentuar që të hyjnë në Shqipëri, për t’u larguar më pas drejt vendeve europiane.

Drejtori i Departamentit të Kufirit në Policinë e Shtetit Eduard Merkaj dhe zv. Drejtori i Policisë së Republikes Çeke, Martin Vondrasec zhvilluan ditën e sotme një inspektim në Kapshticë e Kakavijë, për të parë nga afër vijimin e operacionit FRONTEX, teksa u vu theksi tek bashkëpunimi i mirë mes dy institucioneve. Merkaj bëri të ditur se një pjesë e këtyre emigrantëve kanë kërkuar azil në Shqipëri, teksa një pjesë tjetër e tyre kanë zgjedhur që të largohen drejt vendeve nga kanë ardhur.

“Marrëdhëniet mes dy Policive janë të shkëlqyera dhe ato do të forcohen më tej në të gjitha fushat. Unë si Zv/President i Policisë Çeke dhe si pjesëtar i Bordit të FRONTEX, më kënaqësi e theksoj se bashkëpunimi është i mrekullueshëm dhe kështu do ta përmirësojmë e  forcojmë edhe më tej. Policia e Shtetit është një partnere e denjë e Policisë Çeke dhe ne do ta mbështesim me logjistikë, trajnime e operacione të përbashkëta, për të luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin. Së bashku me Drejtor Merkajn ishim në Kapshticë e Kakavijë, ku inspektuam nga afër vijimin e operacionit FRONTEX, në të cilin Policia Çeke është e përfshirë.  Policia Çeke në këtë operacion përfaqësohet nga 13 punonjës policie të saj dhe për këtë jemi krenar pas ky është operacioni i parë që operon jashtë vendeve të BE-së“, tha Vondrasec.

“Pas përfundimit të procedurave të para, një pjesë janë kthyer vullnetarisht në vendin nga kanë ardhur, një pjesë janë duke plotësuar dokumentacionin, ka dhe nga ata që kanë kërkuar azil në Shqipëri”, tha Merkaj.

Nga ana tjetër, Drejtori i Departamentit të Kufirit në Policinë e Shtetit Merkaj tha se masat janë të shtuara edhe ndaj shqiptarëve që tentojnë të kalojnë në kufi për të kërkuar azil. Sipas tij, prej 1 janarit të këtij viti e deri më sot, 1000 shqiptarë janë refuzuar të kalojnë kufirin.

“Gjatë periudhës janar -gusht 2019, në zbatim të masave shtesë për parandalimin e azilkërkimit dhe për mospërmbushjen e kushteve për të udhëtuar në zonën “Schengen” dhe vendet e BE-së, nga ana e shtetasve shqiptarë, janë refuzuar dhe janë ndaluar në dalje rreth 1000 shtetas”, tha Merkaj.

Në fund ai u ka bërë thirrje shqiptarëve të mos kërkojnë azil në vendet e BE-së, pasi Shqipëria futet në në listën e shteteve të sigurta, çka do të thotë se shanset për ë përfituar azil janë zero..

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME 400 FAMILJARË/ E mbijetuara e Holokaustit feston 104-vjetorin (FOTO)
Previous article TENTOI TË MBJELLË KANABIS/ Fieraku kapet "MAT", zbulohen edhe...

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë Aktualitet

"NA FUNDOSËT. DO BËNI DETYRËN?" Xhaxhai i policit të vrarë në Maliq i drejtohet me lot në sy Presidentit Begaj në homazhe: Merrni masa, po na vriten djemtë

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT) Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË TIRANË/ Dy vëllezërit përfundojnë në spital (EMRAT)

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion Aktualitet

"TË PËRGJIGJET PARA LIGJIT AI QË DHA URDHRIN"/ Xhaxhai i Enea Mekollit: Nuk shkohet me 6 policë në aksion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT