• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BILANCI: Në gjashtë muaj u arrestuan 48 efektivë, 208 të tjerë u referuan në Prokurori
Home
Uncategorized

BILANCI: Në gjashtë muaj u arrestuan 48 efektivë, 208 të tjerë u referuan në Prokurori

25 June, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë, Uncategorized

Paligjshmëria, shkelja e ligjit, veprimet korruptive, sjellje të pahijshme, apo komunikim jo etik kanë çuar në pranga 48 efektivë të Policisë së Shtetit në gjashtë muajt e këtij viti. Ndërkohë, për 208 të tjerë, materialet janë referuar në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm.

Vetëm në 25 ditët e këtij muaji, janë vënë në prangat e policisë 12 efektivë, 1 është pezulluar nga detyra dhe 8 të tjerë janë nën hetim në gjendje të lirë.

Të dhënat e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore saktësojnë se, duke e krahasuar këtë periudhë me atë të një viti ë parë konstatohet se, numri i efektivëve të arrestuar për shkelje të ndryshme ka pësuar rritje me 55% më shumë se vitin e kaluar, ndërsa për hetimet proaktive rritja është me 127%.

Ministria e Brendshme bën të ditur se procesin e vetëpastrimit në Policinë e Shtetit e ka prioritet, ndaj dhe mbështetja që i është dhënë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, edhe nga partnerët ndërkombëtar, është rritur.

Vetë kjo Agjenci, prej kohësh ka nisur edhe fushatat ndërgjegjësuese, ku i kërkon çdo qytetari që të denoncojë çdo paligjshmëri të efektivëve blu, duke ruajtur anonimatin.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore evidenton shkeljet për punonjësit e Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe shërbimit Zjarrfikës për çdo paligjshmëri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRGJIMET / “Ia kemi blerë sa qimet e kokës”, si i afërmi i pacientes kërkonte ‘zgjidhje’ nga infermieri i Onkologjikut
Previous article PACIENTËT ME TUMOR I ÇONIN TEK PRIVATI/ Prokuroria: Lanë 'Kobalto Terapinë' jashtë kushteve teknike duke u kthyer në burim rreziku

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR POGRADEC-QAFË THANË/ Përplasen dy mjete, të lënduarit transportohen në spital Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR POGRADEC-QAFË THANË/ Përplasen dy mjete, të lënduarit transportohen në spital

"LA PAS FËMIJËN 8 MUAJSH"/ Të afërmit hapin GoFundMe në ndihmë të familjes së policit të vrarë gjatë detyrës, Enea Mekolli Aktualitet

"LA PAS FËMIJËN 8 MUAJSH"/ Të afërmit hapin GoFundMe në ndihmë të familjes së policit të vrarë gjatë detyrës, Enea Mekolli

SOT NDESHJA SHQIPËRI-LUKSEMBURG/ Policia tregon rrugët që do të bllokohen Aktualitet

SOT NDESHJA SHQIPËRI-LUKSEMBURG/ Policia tregon rrugët që do të bllokohen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT