• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BILANCI JAVOR/ Policia: Për një javë 145 të arrestuar, 318 të tjerë të vënë nën hetim!
Home
Breaking News

BILANCI JAVOR/ Policia: Për një javë 145 të arrestuar, 318 të tjerë të vënë nën hetim!

2 October, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Shtetit ka bërë ‘bilancin’ një javor, ku njofton se janë arrestuar 145 persona, 318 të tjerë janë vënë nën hetim, ndërsa 25 persona janë shpallur në kërkim.

Njoftimi i plotë:

2 ngjarje kriminale të parandaluara në Tepelenë dhe në Kurbin, falë bashkëpunimit të vazhdueshëm me qytetarët dhe ndërhyrjes në kohë dhe me profesionalizëm të strukturave të Policisë.

Falë punës së mirëfilltë hetimore nga strukturat e DVP Shkodër u zbardh plagosja e rëndë me pasojë vdekjen e 44-vjeçarit, e ndodhur në Pukë, më 28.09.2022. Vijon puna për kapjen e autorit.

5.1 kg lëndë narkotike e dyshuar heroinë e sekuestruar nga Policia Kufitare në Morinë, në kuadër të operacionit “Risku”. U vu në pranga poseduesi i lëndës narkotike.

1 kg kokainë e sekuestruar nga DVP Tiranë, në kuadër të operacionit “Ëhite pack”. U vunë në pranga 2 shtetas dhe u shpall në kërkim një tjetër.

Si rezultat i bashkëpunimit të nga FAST Albania me DVP Durrës dhe Interpol Tirana, është finalizuar operacioni “Kempten”, si rezultat i të cilit është kapur dhe vënë në pranga një i shumëkërkuar nga Gjermania, për trafikim të narkotikëve.

5 armë zjarri, 2 armë gjahu, 6 thika, 2 doreza dhe 2 shkopinj bejsbolli gjatë operacioneve të finalizuara nga strukturat e Policisë në qarqe.

Gjatë kësaj jave janë finalizuar në total, 38 operacione policore, për goditjen e paligjshmërive në fusha të ndryshme.

Janë arrestuar, proceduar 489 shtetas, nga këta: 145 janë arrestuar, 318 janë proceduar penalisht dhe 26 janë shpallur në kërkim.

Në fushën e narkotikëve janë finalizuar edhe 10 operacione të tjera policore. Janë sekuestuar rreth 71.4 kg kanabis, sasi lëndësh narkotike heroinë dhe kokainë, pako me kanabis në formë çokollate, 1088 fara kanabisi, si dhe janë asgjësuar bimë narkotike.

Në 2 operacione policore të koduara “Stojani” dhe “Mashtërkor”, të zhvilluara në Mat dhe Mirditë, u sekuestruan rreth 64 kg kanabis dhe u vunë në pranga 5 shtetas.

Goditje të njëpasnjëshme ndaj krimeve ekonomike. 3 operacione policore të finalizuara në Port Vlorë, Tiranë dhe Dibër, për evidentimin dhe goditjen e kontrabandës. Janë sekuestruar sasi nafte, vere dhe steka paketash me cigare.

Janë sekuestruar rreth 246 000 euro, 58 000 paund dhe 1 637 000 lekë të rinj, në Fier, Port Vlorë e Morinë, si dhe janë nën hetim 4 shtetasit që dyshohet se i kishin përfituar paratë nga veprimtari kriminale.

Është finalizuar në Shkodër, operacioni “North Forex 4”, janë vënë në pranga 2 shtetas, shpallur në kërkim 3 dhe janë nën hetim 7 të tjerë, për mashtrim kompjuterik, në një call center.

15 raste të dhënies ndihmë emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, të evidentuara dhe të goditura gjatë 9 operacioneve. 15 shtetas janë vënë në pranga dhe 3 të tjerë nën hetim.

Kontrolle intensive për të goditur organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit. 8 shtetas janë vënë në pranga, 4 të tjerë janë nën hetim, në Tiranë dhe Shkodër, si dhe janë sekuestruar shuma parash e pajisje të ndryshme që i shërbenin kësaj veprimtarie.

Një sërë rastesh të vjedhjeve janë zbardhur në Tiranë, Durrës dhe Berat, si dhe janë vënë në pranga autorët e dyshuar të tyre, përsëritës për këtë veprimtari kriminale.

Janë lokalizuar dhe kapur 18 persona në kërkim, nga të cilët 15 në kërkim kombëtar dhe 3 në kërkim ndërkombëtar.

Janë evidentuar dhe goditur 25 raste të krimeve mjedisore dhe 2 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 35 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 32 raste.

Janë evidentuar dhe goditur 5 raste të veprimtarisë kriminale me objekt zjarrvënien e qëllimshme dhe janë proceduar penalisht autorët e dyshuar të tyre.

Policia Rrugore/Monitorim i pandërprerë i qarkullimit rrugor në të gjitha akset e vendit, nëpërmjet mjeteve inteligjente, për parandalimin e aksidenteve dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Si rezultat i monitorimeve, janë pezulluar në total 486 leje drejtimi, nga të cilat: 370 për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, 55 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 61 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Përmes përdorimit të alkool-testuesve dhe si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje, janë arrestuar 48 drejtues mjetesh, nga këta: 23 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 25 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë goditur nga Policia Rrugore e Tiranës, 2 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore dhe 2 raste të drejtimit të automjeteve, nën efektin e lëndëve narkotike.

Policia Kufitare/Kontrolle intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare. Të angazhuar për t’iu ofruar qytetarëve në hyrje/dalje, në pikat e kalimit kufitar, shërbim sa më cilësor.

Në bashkëpunim me DVP-të përkatëse, janë goditur 16 raste të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Janë proceduar dhe arrestuar 11 persona për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, është arrestuar 1 shtetas për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, janë proceduar penalisht 5 shtetas, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe 4 të tjerë për “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GRABITJA ME ARMË NË NJË BANESË NË KLOS/ Autorët e maskuar marrin rreth 8 mijë euro
Previous article NGACMOI SEKSUALISHT NJË VAJZË/ Arrestohet 48-vjeçari në qytetin shqiptar

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse Aktualitet

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës Aktualitet

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT