• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BILANCI/ Java më e keqe në Shqipëri nga COVID-19. 112 viktima dhe…
Home
Aktualitet
Kronikë

BILANCI/ Java më e keqe në Shqipëri nga COVID-19. 112 viktima dhe…

7 December, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

Në Shqipëri, java e fundit ishte më e keqja që nga fillimi i pandemisë, me rritje të fortë të numrit të viktimave dhe të rasteve të reja, ndërkohë që testimet mbetën thuajse në të njejtat nivele. Të dhënat zyrtare, të përpunuara nga Zëri i Amerikës, dëshmojnë se situata ka ardhur vetëm duke u rënduar, me një pozitivitet i cili është gjithashtu në nivele tejet të larta.

Në 7 ditët e shkuara, u rregjistruan 112 humbje jete, ose 19.1 përqind me shumë. Dita me nivelin më të lartë ishte 5 dhjetori me 19 vdekje. Ndërsa në 24 orët e fundit, ka patur 17 viktima nga 10 qytete të ndryshme të vendit: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Përmeti, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Prrenjasi, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Shijaku, të moshave 58-79 vjeç. Në total janë 922 të vdekur që nga nisja e pandemisë.

Në javën pararendëse (24-30 nëntor) pati një ulje të numrit të rasteve të reja, për shkak të reduktimit të tamponëve. Këtë herë ato kërcyen ndjeshëm, ndërsa testimet ishin thuajse në të njejtat kuota, vetëm 1.8 përqind më shumë, ose në total 15.527 tamponë. Sipas të dhënave javore, të prekurit e rinj shkuan në 5.501 persona, ose 18.9 përqind më shumë nga java pararendëse kur ishin rregjistruar 4.626 raste. Mesatarja ditore ishte në kuotën e 785 të infektuar. Dita me numrin më të lartë ka qenë 5 dhjetori me 846 raste, ndërsa në 24 orët e fundit, u shënua dita me numrin më të ulët, 695 raste, të identifikuara në këto bashki: 281 raste në Tiranë, 65 në Elbasan, 59 në Fier, 51 në Lushnje, 36 në Lezhë, 35 në Durrës, 32 në Gjirokastër, 23 raste në Përmet, 18 në Pukë, 15 në Korçë, nga 12 raste në Vlorë, Berat, 9 në Mat, nga 6 raste në Has, Mallakastër, nga 5 raste në Krujë, Kukës, Delvinë, nga 4 raste në Dibër, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Devoll, Gramsh, Kuçovë, nga 1 rast në Shkodër, Tepelenë dhe Kolonjë. Që nga nisja e pandemisë, numri i personave të prekur është 43.683 raste. Aktualisht, 20.581 janë ende raste aktive.

Java e shkuar shënoi dhe një kërcim të ndjeshëm të pozitivitetit (raportit mes testimeve dhe rasteve të konfirmuara) duke u ngjitur në nivelin e 35.4 përqind, nga 30.3 që ishte një javë më parë. Pozitiviteti është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet. Në Itali, një vend i cili po përballet me një valë të dytë të fortë, pozitiviteti në javën e fundit luhatej mes 10-11 përqind, më shumë se tre herë më pak se Shqipëria.

Në ndryshim nga java pararendëse, (24-30 Nëntor), në 7-ditëshin e fundit është vënë re një numër më i vogël pacientësh në spitale. Por në ndërkohë, rastet e komplikuara që përfundojnë në terapi intensive ose të intubuar, thuajse janë dyfishuar. Në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë “në 4 spitalet COVID, po trajtohen 463 pacientë, 37 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar”./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRËFEN EMOCIONET PËR PRANINË E TIFOZËVE NË "ANFIELD"/ Klopp: Zhurma që bënin, po dridhesha... (VIDEO)
Previous article PO BËHET VIRALE/ Skuadra e tij pësoi gol në frymën e fundit, shikoni reagimin e trajnerit të irrituar (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

E PËSOJNË KEQ/ Tentuan t’i arratiseshin Policisë, prangoset çifti shqiptar në Selanik, iu gjenden kokainë dhe armë në makinë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Tentuan t’i arratiseshin Policisë, prangoset çifti shqiptar në Selanik, iu gjenden kokainë dhe armë në makinë

EMRAT/ Nga Pisa në SHBA, arrestohen 2 të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, akuzohen për vrasje dhe grup kriminal! Pritet dhe ekstradimi Aktualitet

EMRAT/ Nga Pisa në SHBA, arrestohen 2 të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, akuzohen për vrasje dhe grup kriminal! Pritet dhe ekstradimi

TRE TË ARRESTUAR NË LEZHË/ Dyshohet se po përgatisnin atentat! Njëri lidhet me vrasjen e ndodhur në Sarandë! Gjenden pistoleta, skafandra… (PAMJET) Aktualitet

TRE TË ARRESTUAR NË LEZHË/ Dyshohet se po përgatisnin atentat! Njëri lidhet me vrasjen e ndodhur në Sarandë! Gjenden pistoleta, skafandra… (PAMJET)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT