• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BILANCI I “VETTING” NË 4 VITE/ As gjysma e magjistratëve nuk e kanë kaluar procesin
Home
Breaking News

BILANCI I “VETTING” NË 4 VITE/ As gjysma e magjistratëve nuk e kanë kaluar procesin

16 May, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Kur kanë kaluar 4 vite nga nisja e procesit të vetingut deri më tani me të janë përballur 376 magjistratë, pra më pak se gjysma e prokurorëve e gjyqtarëve në vend.

Në katër vitet e para të këtij procesi, deri më tani, me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit janë përballur prokurorë e gjyqtarë të njohur, që kanë qenë pjesë e sistemit të drejtësisë, si dhe kanë drejtuar prej gati tri dekadash këto institucione.

Që nga nisja e procesit të vetingut e deri më tani KPK-ja ka mbyllur procesin për 376 gjyqtarë dhe prokurorë. Në total janë dhënë vetëm 295 vendime, ku 158 gjyqtarë e prokurorë janë konfirmuar në detyrë, ndërsa 137 prej tyre kanë ndier dhimbjet e shkarkimit. Gjithashtu për 51 magjistratë kemi ndërprerje procesi sipas nenit G të Kushtetutës.

Pra, nga 800 prokurorë dhe gjyqtarë që ka sistemi i drejtësisë shqiptare, deri tani përpara vetingut kanë dalë më pak se gjysma e tyre, një numër relativisht i vogël për sa i përket afatit për përfundimin e kësaj reforme.

Vetingu nisi nga puna në qershor të vitit 2017. Gjatë këtyre 4 viteve dhjetëra gjyqtarë dhe prokurorë, të konsideruar si elita e drejtësisë, që aspironin edhe për të qenë pjesë e drejtësisë së re, nuk e kaluan provimin e vetingut.

Pasuritë e pajustifikuara dhe lidhjet me eksponentë të krimit të organizuar, ishin arsyet për shkarkimin e tyre nga detyra.

Reforma në drejtësi solli pasoja të rënda për qytetetarët, pasi me shkarkimin e gjyqtarëve prej më shumë se tri vite e gjysmë, u bllokuan dy gjykatat më të rëndësisheme të vendit, ajo Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LARGOHET NGA STRUKTURAT E PD/ I riu: Nuk e gjej më veten tek kjo forcë! Anëtari i Këshillit Kombëtar: Duhet të iki kryetari...
Previous article PO "TRULLOS" MJEKËT/ Një sëmundje misterioze e trurit po përhapet tek njerëzit

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT