Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 4 qytetarë duke mos fitur dot betejën e tyre me COVID-19 dhe janë shnëuar 102 raste të reja pozitive.
Shifra këto shqetësuese dhe në rritje pas disa ditëve ku bilanci dukej se ishte disi në rënie, shkruan AlpeNews.al
Nga ana tjetër, edhe mosha e viktimave nuk duket të jetë më mbi 80 vjeç duke kujtuar se një prej humbjeve të jetës diten e sotme ishte vetëm 43.
Mëposhtë, pjesë nga bilanci i rëndë i ditës së sotme:
Nje 43 vjeçar nga Kamza, pa semundje të tjera, i intubuar dhe në gjendje të rëndë prej disa ditësh nuk ka mundur të mbijetojë megjithe perpjekjet e mëdha të stafit mjekësor. E kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm edhe një 60 vjeçar nga Shkodra, një 64 vjeçar nga Durrësi në Spitalin Infektiv dhe një 61 vjeçar nga Tirana në Spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, me sëmundje bashkëshoqëruese.


