25 gra dhe vajza kanë deklaruar se janë përdhunuar nga forcat ruse në Bucha. Kështu ka deklaruar një zyrtare e lartë ukrainase për BBC.
Lyudmyla Denisova, Komisionerja për të Drejtat e Njeriut në Parlamentin ukrainas, tha se një linjë telefonike që ofron mbështetje kishte marrë të paktën 25 raportime për përdhunim të grave dhe vajzave të moshës 14 deri në 24 vjeç nga ushtarë rusë.
Ajo tha se Ukraina kishte prova të “gjenocidit të popullit ukrainas” dhe të krimeve ushtarake, duke shtuar se përdhunimi ishte “arma e re” e forcave ruse.
Denisova shtoi: “25 gra të moshës 14-24 vjeç u përdhunuan nga ushtarët rusë. Kjo po ndodhte prej një muaj. Ne do të vazhdojmë t’i dokumentojmë këto krime të tmerrshme, për fat të keq dhe çdo kriminel do të dënohet.”.
Rusia ka mohuar kryerjen e mizorive në Bucha.


