Deputetët e opozitës kanë braktisur sallën ndërsa Kryeprokurorja Arta Marku po raporton te Komisioni Parlamentar i Ligjeve për analizën vjetore të institucionit të ajo drejton.
Sa i takon luftës kundër krimit, Marku tha se janë nën hetim disa grupe kriminale dhe bëri edhe një bilanc sa i takon procedimeve penale.
“Janë në hetim disa grupe kriminale. Janë regjistruar 6 procedime penale për gjyqtarët, 12 procedime penale për funksionarët, 106 procedime penale janë dërguar në gjykatë”, u shpreh Marku ndërsa shtoi se vihet re një rritje e procedimeve për korrupsion.
Kryeprokurorja bëri me dije ndër të tjera se për vitin 2017, në Shqipëri janë arrestuar për ekstradim në vendet e huaja 145 persona.


