• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BIEN SHTRIMET DITORE NE INFEKTIV/ Transferimi i pacientëve drejt COVID 3 do të përfundojë në…
Home
Aktualitet
Kronikë

BIEN SHTRIMET DITORE NE INFEKTIV/ Transferimi i pacientëve drejt COVID 3 do të përfundojë në…

11 February, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Bien shtrimet ditore në Infektiv. Në 24 orët e fundit në spitalin Covid 1 janë kryer rreth 15 shtrime, 5 raste më pak se mesatarja ditore në dy javët e fundit. Burime të sigurta brenda spitalit Covid 1 thonë se të gjitha urgjencat e mbërritura në 24 orë janë me moshë mbi 65 vjeç, që është edhe mosha dominante në mbi 95% të pacientëve të shtruar në spitalin covid 1 dhe covid 3.

Aktualisht dy spitalet numërojnë rreth 120 pacientë që zënë 45% të kapacitetit spitalorë për të sëmurët në gjendje të rëndë me Covid 19. Nuk ka ende asnjë sinjal zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë se kur do të nisë rikonstruksioni i godinës së vjetër të Infektivit që ishte përcaktuar në fillim të muajit janar 2022, vendimmarrje surprizë e ministrisë së linjës që për të përmbushur qëllimin ka mbyllur që prej datës 30 dhjetor urgjencën kirurgjikale më të madhe në vend për t’i kaluar ambientet e saj në funksion të urgjencave covid!

Burime nga ky spital thonë se ka nisur gradualisht transferimi i pacientëve nga Covid 1 drejt Covid 3 që do të përfundojë brenda datës 20 shkurt. Nga ana tjetër infektimet nga Omicron po dëshmojnë një rënie të ndjeshme. Shifrat që jep ministria bazuar në numrin e pakët të testimeve ditore tregojnë se në të gjithë vendin janë ende aktiv me Sars Cov 2 rreth 10 mijë persona, ndërsa incidenca 2-javore është përgjysmuar në 460 infektime për 100 mijë banorë nga 982 që numëroheshin në periudhën 14-21 janar 2022, që shënjon dhe pikun e valës së shkaktuar nga varianti Omicron.

Ekspertët epidemiolog janë shumë optimist se reduktimi i infektimeve ditore do të çoj në ulje të ndjeshme te shtretërve spitalor si dhe fataliteve për pjesën e mbetur të muajit shkurt, ndërsa fillimi i muajit mars sipas ekspertëve pritet ta nxjerrë Shqipërinë nga faza akute e pandemisë dhe kalimin drejt një forme shumë më të butë virale që në gjuhën shkencore konsiderohet endemi, e krahasueshme për nga klinikat dhe format e rënda me gripin sezonal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STATISTIKAT/ Rritja e çmimeve: Kryesojnë zarzavatet, frutat, buka dhe mishi
Previous article DETAJE NGA NGJARJA NE SARANDE/ Përplasi me makinë efektivin, burri braktis mjetin dhe nxjerr...

F.autor

Postime të ngjashme

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI)

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT