• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BIEN SHIFRAT NË KOSOVË/ 253 raste të reja me COVID-19, ja sa persona kanë humbur jetën
Home
Rajon

BIEN SHIFRAT NË KOSOVË/ 253 raste të reja me COVID-19, ja sa persona kanë humbur jetën

10 January, 2021 Delo.autor Rajon

Më pak raste të reja dhe më pak fatalitete nga dita e djeshme. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, në raportin ditor për situatën epidemiologjike ka njoftuar të dielën se janë regjistruar edhe dy viktima nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.

Autoritetet shëndetësore kanë testuar edhe 1.586 mostra, dhe pas analizave të kryera, pozitive në koronavirus kanë rezultuar 253.

Aktualisht 6.140 persona e mbartin sëmundjen dhe njihen si raste aktive me COVID-19. Sipas raportit, nga koronavirusi janë shëruar edhe 646 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 46.259.

Që prej marsit të vitit 2020, e deri më 10 janar 2021, Kosova ka regjistruar 53.776 raste pozitive me COVID-19. Prej tyre, 1.377 pacientë kanë vdekur.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, të dielën ka ftuar qytetarët të vazhdojnë me respektimin e masave kundër përhapjes së pandemisë. Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka përmendur situatën me rritjen e numrit të të infektuarve në Evropë, por ka thënë se Kosova po vazhdon ta menaxhojë mirë gjendjen.

Zemaj pretendon se tashmë janë siguruar 1.220.000 vaksina kundër koronavirusit.

“Deri në arritjen e vaksinave, të vazhdojmë t’i respektojmë masat, të mos i ngarkojmë institucionet shëndetësore dhe të gjithë të hospitalizuarit jo vetëm me Covid por edhe për nevojat dhe shërbimet tjera shëndetësore”, ka shkruar Zemaj.

Më 8 janar, kompania amerikane, Pfizer nuk e konfirmoi një marrëveshje me Qeverinë në detyrë të Kosovës, për sigurimin e dozave të vaksinës kundër koronavirusit, por tha për Radion Evropa e Lirë se janë duke u zhvilluar diskutime.

“Jemi në diskutime me Qeverinë e Kosovës për t’i ofruar qasje në vaksinë. Diskutimet me qeverinë janë konfidenciale dhe ne nuk kemi asnjë njoftim të ri për të bërë në këto momente”, kanë thënë nga kompania Pfizer.

Megjithatë, Ministria e Shëndetësisë së Kosovës thotë se ka marrë rikonfirmimin nga kompania amerikane, Pfizer për sigurimin e 535,000 vaksinave kundër koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë ka përsëritur qëndrimin se në Kosovë vaksinat e para do të arrijnë në muajin shkurt dhe do të nisë fushata e vaksinimit, sipas grupeve me prioritet, të përcaktuara në një strategji të imunizimit.

“MSH rikonfirmon se Qeveria e Kosovës ka ndarë 40 milionë euro për sigurimin e vaksinave dhe përmbushjes së nevojave të tjera në luftën kundër COVID-19 dhe qytetarët do ta marrin falas vaksinën kundër COVID-19”, thuhet në njoftim.

Më herët, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti kanë shpalosur strategjinë e imunizimit, ku kanë thënë se grupet e para që do të vaksinohen do të jenë punëtorët dhe stafi shëndetësor, personat mbi 65 vjeç dhe ata me sëmundje kronike.

Kryeministri në detyrë, Hoti ka thënë se Kosova ka siguruar edhe 600 mijë doza të vaksinës – pa specifikuar se të cilës kompani janë – nga shteti i Austrisë.

Kosova po ashtu pritet të marrë 720 mijë doza falas nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, program që ka për synim shpërndarjen e vaksinave për vendet e varfra./REL/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAZIRA NË SHBA/ Ndër të akuzuarit edhe një ligjvënës nga Virxhinia Perëndimore
Previous article "ÇMENDET" MOTI/ Njerëzit dynden nëpër plazhe në Greqi. Shihni pamjet që vijnë nga Atika (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

VENDIMI PËR KRERËT E UÇK/ Haga: Nuk u provua se kishte sulm të përhapur ndaj popullatës civile, bie akuza për krime kundër njerëzimit Breaking News

VENDIMI PËR KRERËT E UÇK/ Haga: Nuk u provua se kishte sulm të përhapur ndaj popullatës civile, bie akuza për krime kundër njerëzimit

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ PDK çon në Kushtetuese edhe formimin e Qeverisë “Kurti 4” Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ PDK çon në Kushtetuese edhe formimin e Qeverisë “Kurti 4”

SYTË NGA HAGA/ Nesër shpallet vendimi për ish-krerëve të UÇK-së, çfarë pritet të ndodhë Rajon

SYTË NGA HAGA/ Nesër shpallet vendimi për ish-krerëve të UÇK-së, çfarë pritet të ndodhë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT