• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BIEN PROVAT/ Lirohet nga qelia një nga të arrestuarit si ‘informator’ i grabitësve në aeroportin e Rinasit
Home
Breaking News

BIEN PROVAT/ Lirohet nga qelia një nga të arrestuarit si ‘informator’ i grabitësve në aeroportin e Rinasit

28 December, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata kundër  Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit liron nga qelia Hasan Kanaci, punonjës i kargos, pasi 100 mijë eurot e gjetura në banesën e tij, nuk rezultojnë të jetë prerje me numër serie të njëjtë me ato që janë vjedhur nga bankat e nivelit të dytë, ngjarje e ndodhur më 9 prill në pistën e avionëve të aeroportit “Nënë Tereza” në Rinas.

Gjyqtari Bib Ndreca ka marrë sot vendimin për lirimin në një seancë në orën 12:00, siç raporton gazetari Elton Qyno, duke ndryshuar masën e sigurimit personal nga “arrest me burg”, në “detyrim paraqitje”. I dyshuari si informator për paratë i grupit të drejtuar nga Admir Murataj, organizatori i grabitjes i vrarë nga policia, u la i lirë pasi nuk ka prova që e implikojnë me grupin e grabitësve.

Shqiptarja.com mëson se edhe nga tabulatet telefonike, nuk rezulton që ai të ketë biseduar në asnjë rast me ndonjë nga grabitësit. Ditën e arrestimit policia sekuestroi 100 mijë euro në banesën e Kanacit, por ai pretendoi se i ka përfituar nga shitja e disa pronave.

Hasan Kanaci ishte me post shef i kargos, dhe dyshimet mbi të ranë pasi kishte ndryshuar radhën e ngarkesave për në barkun e avionit Tiranë-Vienë. Sipas procedurës, vlerat monetare janë të fundit që vihen, pas bagazheve të pasagjerëve, dhe më tej bëhet në pak minuta edhe mbyllja e derës së avionit.

Por më 9 prill, pamjet tregonin se në fillim futeshin disa valixhe qytetarësh, më tej futen thasët me para, dera rri hapur gjatë, dhe më tej afrohet një ngarkesë sërish me valixhe të pasagjerëve. Ky moment është shfrytëzuar nga grabitësit, pesë personat që u futën në pistë me një furgon me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” dhe realizuan grabitjen spektakolare të 4.6 milionë eurove.

Pak metra larg aeroportit në Tapizë u vra Admir Murataj, organizator i grabitjes, i kërkuar për një sërë grabitjesh të tjera. Grupi thuajse është shkatërruar falë dëshmisë së të penduarit Alkond Bengasi, por sërish ka bashkëpunëtorë që nuk janë vënë në pranga. Ndërkohë Krimet e Rënda i kanë kërkuar Interpol të shpallë në kërkim ndërkombëtar për të dytën herë Klement Çalën, personin që dyshohet se në bashkëpunim me Admir Muratajn drejtonin grupit e grabitësve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BIJA E KRITIKUT TË ARTIT/ Vajza misterioze shqiptare që pushtoi mediat italiane rrëfehet: Si vendosa të mbaja mbiemrin Sgarbi
Previous article DREJTUESIT GATI T'I HAPIN DERËN/ Mesfushori De Rosi drejt rikthimit në Itali, ja dy opsionet

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove Aktualitet

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet Aktualitet

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën Aktualitet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT