• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
BIEN DEPOZITAT NË KORRIK/ Shqiptarët kursejnë më pak lekë e më shumë euro
Home
Ekonomi

BIEN DEPOZITAT NË KORRIK/ Shqiptarët kursejnë më pak lekë e më shumë euro

31 August, 2022 s.autor Ekonomi

Depozitat i janë rikthyer rënies në muajin korrik, ndërsa ritmet e rritjes së kursimeve këtë vit janë ngadalësuar ndjeshëm në raport me dy vitet e mëparshme, duke reflektuar një ndikim të krizës që ka prekur ekonominë nga çmimet e larta.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, shkruan “Monitor”, totali i depozitave në fund të muajit korrik arriti në 1.24 trilionë lekë, duke rënë me 0.04 për qind në krahasim me muajin e mëparshëm (-568 milionë lekë). Rënia vjen pas rritjes së ndjeshme muajin e mëparshëm (+11.1 miliardë lekë). Nga shtatë muajt e parë të këtij viti, në tre prej tyre kursimet kanë pasur tendencë rënëse. Në krahasim me dhjetorin 2021, depozitat janë zgjeruar me 1.9 për qind. Një vit më parë, për periudhën përkatëse rritja ishte gati 4%.

Depozitat në lekë u tkurrën me 0.3% në raport me muajin e mëparshëm (-1.4 miliardë lekë). Në raport me fillimin e vitit, kursimet në monedhën vendase janë zvogëluar me 1.8%. Një vit më parë, ndryshimi ishte +1.2%. Rënia e kursimeve në lekë është një tregues indirekt se situata e krijuar në ekonomi nga çmimet e larta po shtrëngon buxhetet familjare, që po detyrohen të shpenzojnë më shumë për të jetuar.

Me pa gat dhe të ardhurat që kanë mbetur pothuajse në vend, kjo po u krijon atyre më pak mundësi për të kursyer. Në korrik, inflacioni arriti në 7.5%, duke shënuar nivelet më të larta të 20 viteve të fundit. Në të kundërt, depozitat në valutë vijojnë të kenë tendencë pozitive, duke u rritur me 0.1% në korrik. Në raport me fundin e 2021-t, kursimet në monedhë të huaj, që janë kryesisht në euro, janë zgjeruar me 5%. Rritja është më e lartë, pasi raportimi nga Banka e Shqipërisë bëhet në lekë, ndërsa euro ka shënuar rënie të ndjeshme këtë vit ndaj monedhës vendase.

Në fund të korrikut, depozitat në lekë përbënin 43.7% të totalit, nga 46% në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke treguar dominimin e kursimeve në monedhë të huaj në ekonominë vendase.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PLOTË/ Nga konflikti për agjencinë e krijuar që në 2009 që u bë ‘mollë sherri’ te vrasja e dyfishtë. Beteja për pronën...
Previous article KAMPUSI I UNIVERSITETIT BUJQËSOR GATI NË TETOR/ Rama nxjerr fotot: Do presë 2200 studentë

s.autor

Postime të ngjashme

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin Ekonomi

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin

ULET ÇMIMI I NAFTËS NË BURSË/ Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës Ekonomi

ULET ÇMIMI I NAFTËS NË BURSË/ Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT