• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BIEN AKUZAT NDAJ IMAMIT SHQIPTAR/ Prokuroria Italiane: Nuk ka prova të mjaftueshme
Home
Sociale

BIEN AKUZAT NDAJ IMAMIT SHQIPTAR/ Prokuroria Italiane: Nuk ka prova të mjaftueshme

17 January, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

Prokuroria e Genovas kërkon pushimin e çështjes për imamin shqiptar Enes Bledar Beshta, i cili akuzohej për propagandë të radikalizmit islamik. Hetuesit në Itali nuk kanë mundur të gjejnë prova të mjaftueshme për të vërtetuar akuzat e ngritura ndaj 36-vjeçarit. Tani pritet të vendosë gjykata nëse do ta pushojë ose jo çështjen ndaj imamit.

Prokuroria italiane i ka kërkuar gjykatës të pushojë çështjen për imamin shqiptar të xhamisë së Genovas Enes Bledar Beshta, i cili së bashku me dy imamë të tjerë prej gati tre vitesh janë vënë nën hetim nga antiterrorizmi Italian. Sipas prokurorit të çështjes për 36-vjeçarin  nuk ka prova të mjaftueshme, që të vërtetojnë akuzat për propagandë të radikalizmit islamik, si edhe për bashkëpunimin me shtetasin maroken Mahmoud Jirad i arrestuar nga antiterrorizmi Italian, pak para se të nisej për të luftuar në Siri përkrah forcave të Isis.

Shqiptari Beshta, banues prej vitesh në Itali dhe Imami i xhamisë Al-Fajer të Genovas, sipas hetuesve italiane dyshohej se kishte një rol kryesor në aktivitetin terrorist të shtetasit sirian që përgatitej ti bashkohej grupit të Jabhat al- Nusra, në Siri.

Imami shqiptar që njihej me emrin “I dituri” per shkak të studimeve fetare të kryera në Siri, është administrues i faqeve online në Ëeb sit-in “forumiselefi.net” e “Rruga e Selefeve”, si dhe i disa portaleve në Shqipëri, të gjitha me doktrinë fetare salafite.

Tashmë i takon Gjykatës të Genovas të pranoj ose jo kërkesën e Prokurorisë për mbylljen o jo të çështjes.

Prej verës së vitit 2014, autoritetet italiane në bashkëpunim me ato shqiptare, kosovare e boshnjake kanë ekzekutuar disa operacion e të rëndësishme si “Damasco”, “Balkan Connection”, “Van Damme” e “Martese”, që kanë çuar në arrestimin e disa shtetasve ballkanikë , mes të cilëve dhe shqiptarë të përfshirë në aktivitetin e propagandës terroriste të shtetit islamik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "FINO ALLA FINE"/ Rama uron Erion Braçen për detyren e re. I poston FOTON me... Juventusin!
Previous article "NGA SHIU NË BRESHËR"/ Gatusson nuk e mbajnë nervat, i thyen telefonin gazetarit pas Superkupës

k.autor

Postime të ngjashme

AUDIOPËRGJIMET E AHMETAJT PËR TRAFIK ARMËSH/ SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes Aktualitet

AUDIOPËRGJIMET E AHMETAJT PËR TRAFIK ARMËSH/ SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes

VIDEO EROTIKE ME ADRIAN HILËN/ Thyen heshtjen këngëtarja Eli Fara Aktualitet

VIDEO EROTIKE ME ADRIAN HILËN/ Thyen heshtjen këngëtarja Eli Fara

EMRAT/ GJKKO gjobit avokatët pas bojkotit ndaj rregullores censuruese, 4 prej tyre e ankimojnë! Nisin proceset Aktualitet

EMRAT/ GJKKO gjobit avokatët pas bojkotit ndaj rregullores censuruese, 4 prej tyre e ankimojnë! Nisin proceset

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT