Prokuroria e Genovas kërkon pushimin e çështjes për imamin shqiptar Enes Bledar Beshta, i cili akuzohej për propagandë të radikalizmit islamik. Hetuesit në Itali nuk kanë mundur të gjejnë prova të mjaftueshme për të vërtetuar akuzat e ngritura ndaj 36-vjeçarit. Tani pritet të vendosë gjykata nëse do ta pushojë ose jo çështjen ndaj imamit.
Prokuroria italiane i ka kërkuar gjykatës të pushojë çështjen për imamin shqiptar të xhamisë së Genovas Enes Bledar Beshta, i cili së bashku me dy imamë të tjerë prej gati tre vitesh janë vënë nën hetim nga antiterrorizmi Italian. Sipas prokurorit të çështjes për 36-vjeçarin nuk ka prova të mjaftueshme, që të vërtetojnë akuzat për propagandë të radikalizmit islamik, si edhe për bashkëpunimin me shtetasin maroken Mahmoud Jirad i arrestuar nga antiterrorizmi Italian, pak para se të nisej për të luftuar në Siri përkrah forcave të Isis.
Shqiptari Beshta, banues prej vitesh në Itali dhe Imami i xhamisë Al-Fajer të Genovas, sipas hetuesve italiane dyshohej se kishte një rol kryesor në aktivitetin terrorist të shtetasit sirian që përgatitej ti bashkohej grupit të Jabhat al- Nusra, në Siri.
Imami shqiptar që njihej me emrin “I dituri” per shkak të studimeve fetare të kryera në Siri, është administrues i faqeve online në Ëeb sit-in “forumiselefi.net” e “Rruga e Selefeve”, si dhe i disa portaleve në Shqipëri, të gjitha me doktrinë fetare salafite.
Tashmë i takon Gjykatës të Genovas të pranoj ose jo kërkesën e Prokurorisë për mbylljen o jo të çështjes.
Prej verës së vitit 2014, autoritetet italiane në bashkëpunim me ato shqiptare, kosovare e boshnjake kanë ekzekutuar disa operacion e të rëndësishme si “Damasco”, “Balkan Connection”, “Van Damme” e “Martese”, që kanë çuar në arrestimin e disa shtetasve ballkanikë , mes të cilëve dhe shqiptarë të përfshirë në aktivitetin e propagandës terroriste të shtetit islamik.