Një ndër aplikacionet e komunikimit më popullor në botë “WhatsApp” ka qenë jashtë funksionit për më shumë se një orë. Aplikacioni ka pësuar ndërprerje dhe deri më tani ka pasur ankesa nga një mori vendesh përfshirë Irlandën, Rusinë, Malajzinë, Republikën Çeke, Izraelin, Spanjën, Malajzinë, Keninë, Turqinë, Italinë, Egjiptin dhe Serbinë.
Shumë njerëz nga e gjithë bota kanë shprehur indinjatën e tyre në Twitter e Facebook për daljen jashtë funksioni të aplikacionit. Ndërkohë në rrjetet sociale ka plasur ironia për rënien e aplikacionit të komunikimit më popullor në botë.
Por kjo nuk ka qenë hera e parë që “WhatsApp” ka pasur ndërprerje. Ndërprerja tjetër më e madhe e Whatsapp në botë ndodhi në muajin maj, kur për disa orë njerëzit e kishin të pamundur të komunikonin.


















