• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BIE VERSIONI I ASFIKSISË NGA SAUNA/ Shtohen misteret e vdekjes së 4 turistëve në Qerret, u gjetën pa jetë në pishinën dimërore (DETAJET)
Home
Breaking News

BIE VERSIONI I ASFIKSISË NGA SAUNA/ Shtohen misteret e vdekjes së 4 turistëve në Qerret, u gjetën pa jetë në pishinën dimërore (DETAJET)

17 October, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Katër turistët rusë që humbën jetën në hotel ‘Gloria’ në Qerret teksa ndodheshin me pushime në Shqipëri, nuk janë asfiksuar brenda saunës siç u njoftua fillimisht nga policia.

Burime për Report Tv nga grupi hetimor i prokurorisë së Kavajës sqaruan se ata janë gjetur dy në shezlongët e pishinës dimërore, një buzë pishinës me gjysmën e trupit në ujë dhe një afër dhomës së saunës.

Gjetja e trupave të pajetë të katër turistëve rusë shton edhe më shumë misteret e kësaj ngjarje tragjike.

Trupat e katër turistëve Natalia Burenkova, 58 vjeç, Sergei Burenkova, 60 vjeç dhe dhëndrit të tyre Nikita Belousov, 37 vjec e vajzës Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe ndodhet në morgun e mjekësisë ligjore në Tiranë.

Aktualisht janë marrë kampionët për analizimin e pranisë në gjak të drogës, alkoolit apo lëndëve helmuese dhe pritet që në fillim javë të dalë ekspertiza paraprake e shkakut të vdekjes.

Mjekësia ligjore do të përcaktojë shkakun e vdekjes dhe orën ndërsa në ambientet ku ata janë gjetur pajetë nuk ka prani të ndonjë sendi të ndaluar apo shenja dhune në trupat e tyre.

Pishina ku ata kanë qëndruar është pishinë dimërore dhe nga ekzaminimet e bëra deri më tani të ujit të saj nuk ka gjurmë të një lënde helmuese.

Pjesë e hetimit me policinë dhe prokurorinë e Kavajës është bërë edhe oficeri i kontaktit në ambasadën së Rusisë, ndërsa pas autopsisë paraprake trupat e katër viktimave do t’i dorëzohen përfaqësuesëve rus për ceremoninë mortore.

Dy çiftet e familjeve ruse ndodheshin në Shqipëri në kuadër të një udhëtimi turistik dhe pak orë para se të ndalonin në hotel ‘Gloria’ në Qerret dhe të përdornin ambienteve e SPA përfshi edhe pishinën dimërore ata kishin ardhur nga Ohri drejt Shqipërisë.

Pas deklarimeve stafi i hotelit është lënë i lirë ndërsa janë sekuestruat lista e pushuesve të akomoduar në këtë resort prej 1 jave, kamerat e sigurisë dhe mostrat e ujit të pishinës dimërore për të analizuar nqs një faktor i jashtëm i ka marrë jetën atyre.

Ndërkohë që mediat ruse japin të tjera detaje për ngjarjen e rëndë ku thonë se gruaja e moshuar ka qenë e diagnostikuar me kancer dhe se asnjë nga anëtarët e familjes nuk përdor alkool ose drogë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FUNDIT/ Ekzekutohet me armë zjarri një 45-vjeçar në Peqin, trupi i pajetë gjendet afër lumit Shkumbin
Previous article KORONAVIRUSI/ Shkon 6,6 miliardë numri i vaksinave të administruara në botë

Delo.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI) Aktualitet

E RËNDË/ Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI)

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa” Aktualitet

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa”

TRAGJIKE NË PLAZHIN E TALES/ MBYTEN 2 vajza Aktualitet

TRAGJIKE NË PLAZHIN E TALES/ MBYTEN 2 vajza

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT