Sot Kuvendi i Shqipërisë mban seancë plenare, ku ndër të tjera pritet të betohen edhe 7 deputetë nga radhët e kandidatëve në listat e PD-së dhe LSI-së që pranuan mandatin e deputetit
Lefter Maliqi, Alban Zeneli, Ligoraq Karamelo, Majlinda Halilaj, Ediola Braha, Edlira Hyseni dhe Elda Hoti, janë deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë. Ata u betuan në seancën e sotme parlamentare pasi pranuan mandatin prej të cilit hoqën dorë në bllok deputetët e opozitës. Të shtatë ishin kandidatë vijues në listat e PD-së dhe LSI-së në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës.
Përgatiti: AlpeNews.al



