Mimoza Sadushi, kryetarja e Dhomës së Noterëve në Shqipëri, thotë se noterja Miranda Xhemalçe ka bërë detyrën duke marrë përsipër betimin e anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi.
Në një reagim për mediat, Sadushi thotë se çdo noter është i detyruar nga ligji të marrë përsipër deklarimin e një qytetari, ndërsa distancohet për të vlerësuar nëse akti ka të njëjtën vlerë ligjore si tek presidenti Ilir Meta.
“Noteria ka bëre vetëm detyrën. Çdo qytetar që paraqitet në zyrën e noterit me vullnetin e tij noteri është i detyruar t’i marrë deklarimin. Kjo është e ligjshme.Nëse ky veprim është i barasvlershëm si para presidentit për ketë nuk shprehem dot. Le ta zgjidhin institucionet”-tha ajo.