• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“BETEJËN TIME E FITOVA PO KTHEHEM NË SHTËPI”/ Mesazhi i të riut që luftoi koronavirusin: Humba miq që nuk ia dolën dhe pse luftuan…
Home
Sociale

“BETEJËN TIME E FITOVA PO KTHEHEM NË SHTËPI”/ Mesazhi i të riut që luftoi koronavirusin: Humba miq që nuk ia dolën dhe pse luftuan…

25 March, 2020 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Erind Cara është një djalë i ri nga Tiranë i cili fatmirësisht ia doli të mposhtë koronavirusin. Ai ka dalë negativ në dy testet e kryera pas trajtimit të marrë në spitalin Infektiv në Tiranë, ndërsa tashmë i duhet të qëndrojë edhe 14 ditë të tjerë në vetëkarantinim në shtëpi.

Këtë lajm të mirë e ka përcjellë publikisht duke i bërë apel bashkëmoshatarëve të tij të qëndrojnë në shtëpi pasi virusi është më mirë të parandalohet se sa të shërohet, në kushtet kur ende nuk ka një kurë. Nuk mund të mos përlotesh teksa lexon atë se çfarë një djalë i ri ka kaluar, teksa Erindi tregon për miqtë e tij të dhomës që nuk ia dolën dot në këtë betejë. Nuk lë pa përmendur falenderimet emër për emër për bluzat e bardha që u kujdesën për të.

Ndërgjegjësimi për të qëndruar në shtëpi, veç mbrojtjes së vetes sonë, familjarëve dhe vetë shoqërisë, është veçanërisht edhe për ata, mjekët, që në këtë pandemi botërore, janë busulla jonë e vetme e shpresës. T’ia bëjmë punën më të lehtë.

Më poshtë, mesazhi i vetë Erindit

“Corona virus kryefjala e çdo bisede në të gjithë boten! Sot pas 10 ditësh në terapi pranë Spitalit Infektiv në QSUT dhe pas rezultatit të dy testeve që rezultuan negativ ndaj COVID -19 , mund të them që betejën time e fitova dhe po kthehem në shtëpi i qetë dhe me shëndet të plotë. Por humba dhe miq të cilët i njoha gjatë kësaj beteje që nuk ja dolën, dhe pse luftuan deri në frymën e fundit bashkë me mjek e infermier! Të dashur miq ! Unë fitova betejën me Covid-19, por për të fituar luftën duhet kontributi i të gjithëve NE. Nuk kërkohet asgjë e jashtëzakonshme në këtë luftë, por vetëm një gjë, që të gjithë kur nuk e kemi e duam aq shumë: Te qendrojmë ne shtëpi dhe të kalojmë kohë me familjarët tanë. Më parë kishim qindra justifikime, puna, koha, pamundesia, lodhja etj .Sot është momenti i duhur të japim dhe marrim dashuri, të bisedojmë me njëri – tjetrin , t’u tregojmë sa shume i duam. Po po sa shumë i duam prinderit, motrat, vëllezërit, gjyshërit, miqtë e të gjithë ata që ne konsumojmë me ta gjënë më të rendesishme “KOHËN” !

Dy fjalë për ata që mendojnë se ky virus është diçka pa rëndësi! Qëndroni ne shtëpi ! Ky virus nuk të jep një mundësi të dytë. Shoku im i dhomës ishte një djalë i ri, që nuk kishte asnjë sëmundje të mëparshme, kishte një familje të mrekullueshme, nuk i mungonte asgjë, por ky virus i rëndoi shëndetin. Një frymëmarrje të thellë thjesht kërkonte ! Luftoi, luftoi deri në frymën e fundit sepse ishte larguar pa u përshëndetur me askënd, kishte ardhur se nuk ndjehej mirë, siç mund te jemi secili nga ne. Por mbrëmë ai u dorëzua, nuk ia doli dot, la çdo gjë mbrapa dhe koronavirusi e mori pa mëshirë edhe pse ishte i ri dhe i shëndetshëm. PRANDAJ, QENDRONI NE SHTEPI! Për disa të rinj të fort, e të shëndetshëm si unë, qëndroni në shtëpi, mendoni për familjarët tuaj, prindërit, gjyshërit imuniteti i të cilëve është më i dobët dhe COVID-19 e ka më të thjeshtë për t’i marrë në gjirin e tij.
NDAJ QENDRONI NE SHTEPI PER TE DASHURIT TUAJ !

Dy fjale të sinqerta për njerëzit më të rëndësishëm në këtë lufte, mjekët, infermierët, farmacistët, sanitarët dhe te gjithë ato qe shërbejnë dhe kontribuojnë në këtë luftë kundër Covid -19 . Ata janë front në vijën e parë të kësaj beteje 24/24 për te dhënë më të mirën e tyre edhe pse rreziku është shume i lartë. Të mendosh se dhe ata kanë lëne çdo gjë familjen, prindërit, fëmijët, vëllezërit, motrat, për te qenë aty për t’u shërbyer pacienteve te tyre, atyre qe nuk e donin këtë virus , por ai erdhi dhe i infektoj, por do iu shërbejë dhe atyre që thonin “Nuk na bën gjë ne Virusi“ se kur të arrish atje kërkon vetëm mëshirë, ndihme dhe përkujdesje, kupton sa e rëndësishme është JETA, por qe tani nuk është vetëm ne dorën tënde, por te Mjekëve, Infermierëve, Koronavirusit dhe Zotit lart në qiell, qe po na jep sinjalet e tij të kuptojmë sa e rëndësishme është JETA, gjë të cilën e kishim harruar sepse na “mbyten“ angazhimet, punët, facebook, instagram, kafet dhe gjerat e pa rëndësishme.
Duhet të qëndrojmë në shtëpi qe këta Infermiere, Mjekë të jenë sa më pak të rrezikuar.
Një falënderim i veçantë shkon për Stafin e Spitalit Infektiv: Dr Najaden, Dr Arjanin, Dr Gentin etj Infermieret Semi, Dasho, Lukja, Eni, Emanuela, e te tjer .
Ju Falënderoj pa mas për çdo gjë qe po bëni në ato kushte aq të vështira!

Faleminderit !
Ne qëndrojmë në shtëpi !
Ju në krye të detyrës, për ta kaluar sa me lehtë këtë situate të vështirë !
Me Respekt
Erind Cara

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Vetëvritet infermieria 20-vjeçare pasi u kujdes për një pacient me COVID-19 në Londër
Previous article KORONAVIRUSI/ Mjeku epidemiolog: S’ka rritje eksponenciale, masat po rezultojnë të efektshme

k.autor

Postime të ngjashme

GARA PËR DREJTORË POLICIE NË KATËR QARQE/ Përfundon procesi i pikëzimit! Të parët renditen Adriatik Tafçiu, Ervin Hodaj dhe Edvin Ndreu Aktualitet

GARA PËR DREJTORË POLICIE NË KATËR QARQE/ Përfundon procesi i pikëzimit! Të parët renditen Adriatik Tafçiu, Ervin Hodaj dhe Edvin Ndreu

VRAU DHE FSHEHU KUFOMËN E KLEVIS LLESHIT/ Ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri Aktualitet

VRAU DHE FSHEHU KUFOMËN E KLEVIS LLESHIT/ Ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit Aktualitet

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT