Të mërkurën në mbrëmje luhen ndeshjet e fundit në grupet E, F, G dhe H të fazës grupeve në Ligën e Kampioneve.
Me interes është grupi Grupi F, ku ndodhet Napoli i Elseid Hysajt. Skuadrës italiane për kualifikimin për në fazën tjetër i nevojitet jo vetëm një fitore, por edhe që Shakhtar Donetsk të mundet nga Manchester City. Skenar ky jo i lehtë pasi anglezët janë të kualifikuar si të parët në grup, fakt që ul motivimin për fitore.
Programi është:
Grupi E: (Ora 20.45)
NK Maribor (SLLO) – FC Séville (SPA)
Liverpool (ANG) – Spartak Moska (RUS)
Grupi F: (20.45)
Shakhtar Donetsk (UKR) – Manchester City (ANG)
Feyenoord (HOL) – Napoli (ITA)
Grupi G: (20.45)
Leipzig (GJER) – Besiktas (TUR)
FC Porto (POR) – Monaco (FRA)
Grupi H: (20.45)
Real Madrid (SPA) – Dortmund (GJER)
Tottenham (ANG) – APOEL Nicosie (QIP)






