• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BETEJA NË SIRI/ Trump: Do luftojmë aty ku…
Home
Nderkombetare

BETEJA NË SIRI/ Trump: Do luftojmë aty ku…

11 October, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Uashingtoni nuk është i interesuar për t’u përfshirë ushtarakisht në konfliktin që rebelët kurdë dhe Turqia po zhvillojnë në Sirinë Veriore. Beteja mes palëve është cilësuar si pushtim nga Bashkimi Europian, ndërkohë që bilanci i viktimave brenda tri ditëve po afron në 300.

Shtetet e Bashkuara këmbëngulin se nuk duan të jenë më palë e betejës mes forcave kurde dhe turke në Siri.

Operacioni turk “Pranvera e Paqes” që ka hyrë në ditën e tretë dhe deri tani ka lënë mbi 10 civilë e rreth 280 luftëtarë kurdë të vrarë, ka detyruar dhjetëra mijëra qytetarë të braktisin banesat dhe qytetet.

“Jam munduar ta shmang këtë konflikt që kurdët dhe Turqia e vijojnë prej tri dekadash, por tani është koha të tërhiqemi nga këto luftëra qesharake pa fund. Do luftojmë atje ku na intereson dhe vetëm për të fituar. Turqia, Europa, Siria, Irani, Iraku, Rusia dhe kurdët duhet ta zgjidhin vetë situatën dhe se si do veprojnë me luftëtarët e kapur të ISIS që kanë në lagjet e tyre,” reagoi presidenti amerikan Donald Trump në Tëitter.

Bashkimi Europian dhe kongresmenë republikanë në SHBA po vlerësojnë ndëshkimin e Turqisë me sanksione, pasi vendi sipas tyre po vepron si pushtues duke sulmuar edhe zonat e banuara me popullsi kurde.

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdoan, pretendon se marrja nën kontroll e një korridori prej 30 kilometra në brendësi të Sirisë do mundësonte ngritjen e kampeve për refugjatë që tani strehohen nga Ankaraja.

Kryeshtetari turk ashpërsoi gjuhën të enjten duke kërcënuar me vërshimin e 3,6 milionë refugjatëve të vet në portat e Bashkimit Europian nëse ky i fundit vijon t’i referohet Turqisë si pushtues.

Intensifikimi i konfliktit mes forcave kurde dhe atyre turke po dënohet ndërkombëtarisht, ndërsa vijon apeli për vetëpërmbajtje dhe dialog për të dyja palët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TURQI-SHQIPËRI/ Statistikat japin shpresë për kuqezinjtë, zbulohet premio në rast fitoreje
Previous article MESAZHE SHUMË TË RËNDA PËR VUÇIÇ/ Pas bisedës me të besuarin e Trump, refuzon të bëjë...

k.autor

Postime të ngjashme

LUFTË BRENDA ELITËS RUSE? Arrestohet Ilia Traber, miku i vjetër i Putinit që konsiderohej i paprekshëm në Rusi Botë

LUFTË BRENDA ELITËS RUSE? Arrestohet Ilia Traber, miku i vjetër i Putinit që konsiderohej i paprekshëm në Rusi

IZRAELI DHE LIBANI ARRIJNË MARRËVESHJEN HISTORIKE/ Pritet nënshkrimi në praninë e Rubio-s Botë

IZRAELI DHE LIBANI ARRIJNË MARRËVESHJEN HISTORIKE/ Pritet nënshkrimi në praninë e Rubio-s

RIKTHEHEN TENSIONET NË HORMUZ/ Irani qëllon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit Botë

RIKTHEHEN TENSIONET NË HORMUZ/ Irani qëllon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT