• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BETEJA” E SONDAZHEVE NË SHBA/ Biden përparësi në disa shtete kyçe, Trump “bind” në Ajoua
Home
Nderkombetare

“BETEJA” E SONDAZHEVE NË SHBA/ Biden përparësi në disa shtete kyçe, Trump “bind” në Ajoua

2 November, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Mungojnë tashmë vetëm dy ditë nga dita e zgjedhjeve amerikane, dhe fushatës së dy kandidatëve, presidenti Trump dhe Joe Biden, po i vjen fundi.

Vëmendja e opinionit publik amerikan por edhe i të gjithë botës në këto orë po fokusohet më së shumti në sondazhet e ndryshme  që tentojnë të paracaktojnë fituesin që do të ulet në Dhomën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.

Ndërkohë që rreth 91 milionë amerikanë kanë votuar tashmë me postë, diçka që rrezikon të zhvendosë verdiktin final të votuesit me disa ditë,  sondazhet kryesore në SHBA shpërblejnë fushatën e Joe Biden, që sipas tyre kryeson veçanërisht në të ashtuquarit “Swing States”, pra shtetet ku historikisht nuk ka një dominim i një partie të caktuar, por edhe të atyre që mund të ndryshojnë “ngjyrë” në mënyrë të paparashikuar.

Një sondazh i sotshëm i gazetës New York Times  i jep kandidatit demokrat Biden një avantazh të dukshëm në disa shtete kyçe si, Pensilvania, Florida, Arizona dhe Uiskonsin.  Në këtë shtet, madje, sipas këtij sondazhi Biden kryeson me 11 pikë, pra përtej gabimit të mundshëm.

Sondazhe të tjera, si ai i CNN, tregojnë një sfidë më të hapur në Florida, por tregojnë edhe se mund të ketë një surprizë të madhe edhe në Teksas, ku rreth 30 % i amerikanëve që nuk votonin prej vitesh ose kurrë kanë deklaruar se kanë votuar, dhe janë më së shumti të rinj dhe afro-amerikanë larg nga parimet e Trump.

Por ka edhe sondazhe në favor të presidentit, edhe pse më pak në numër. Njëri prej tyre, ndoshta më domethënësi nga ata që i japin zemër republikanëve, është ai i Des Moines Register që tregon Trump në përparësi në shtetin e Ajouas me 7 pikë në një shtet të rëndësishëm për zgjedhjet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E ÇUDITSHME/ Vendimet e Gjykatës së Tiranës: Burg kur braktis qenin, gjobë kur braktis foshnjën
Previous article DROGË DHE ORGANIZATË KRIMINALE/ Arrestohet shqiptari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, ja dy emrat që përdorte

Delo.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRON ZELENSKY: Rusia ka zgjeruar sulmet për të goditur qendrat e të dhënave të Ukrainës Botë

PARALAJMËRON ZELENSKY: Rusia ka zgjeruar sulmet për të goditur qendrat e të dhënave të Ukrainës

"RUSIA PO GATUAN DIÇKA TË MADHE"/ Alarmi i Polonisë: Nuk përjashtojmë një sulm të inskenuar Botë

"RUSIA PO GATUAN DIÇKA TË MADHE"/ Alarmi i Polonisë: Nuk përjashtojmë një sulm të inskenuar

QYTETET MË TË MIRA NË BOTË PËR VITIN 2026/ Çfarë i bën metropolet globale kaq tërheqëse për të jetuar dhe vizituar? Botë

QYTETET MË TË MIRA NË BOTË PËR VITIN 2026/ Çfarë i bën metropolet globale kaq tërheqëse për të jetuar dhe vizituar?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT