• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BETEJA E DRONËVE VIJON/ Rusia lëshoi mbi 700 bomba në Ukrainë brenda 1 jave
Home
Nderkombetare

BETEJA E DRONËVE VIJON/ Rusia lëshoi mbi 700 bomba në Ukrainë brenda 1 jave

29 July, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Qielli është shndërruar në një fushëbetejë kryesore mes Ukrainës dhe Rusisë. Ushtria e Kievit njofton rrëzimin e 9 dronëve dhe një rakete në orët e fundit që ishin lëshuar nga trupat e Moskës. Nga ana tjetër, Rusia pretendon se ka shkatërruar 3 dronë ukrainas në portat e Shën Peterburgut.

Ministria e mbrojtjes thekson se vetëm në orët e fundit janë rrëzuar 36 dronë të tjerë të nisur nga ushtria e Kievit për në rajonet kufitare, me shumicën prej me shënjestra në Belgorod, Kursk dhe Briansk. Janë raportuar disa të plagosur në tokën ruse dhe dëme materiale. Sakaq, presidenti Volodymyr Zelensky bën bilancin e javës së fundit.

“Ushtria ruse sulmoi Ukrainën me rreth 700 bomba ajrore dhe mbi 100 dronë, vetëm këtë javë”, konfirmon ai duke shtuar se populli po vuan çdo ditë nga terrori rus.

Ukrainasit meritojnë një mbrojtje të besueshme”, nënvizon Zelenski duke kërkuar më shumë armë me rreze të gjatë veprimi dhe sisteme të mira të mbrojtjes ajrore. “Çdo vendim konkret nga partnerët tanë për të fuqizuar mbrojtjen tonë mund të shpëtojë jetë”, ishte apeli i liderit ukrainas për aleatët perëndimorë.

Ai siguron që vendi i tij mund të arrijë qëllimet në luftën me Rusinë. Por Vladimir Putin po shton fuqinë e goditjes. Mediat në Kiev raportojnë se Rusia ngriti në qiell disa bombardues strategjikë Tu-95ms. Në shënjestër ishin rajonet Kherson dhe Mykolaiv.

Kjo vjen pasi presidenti rus kërcënoi Europën me fuqi bërthamore. Putin njoftoi se do të vendosë raketa dhe armë bërthamore në kufirin me vende të BE-së pas vendimit në NATO për vendosjen e raketave amerikane në Gjermani apo shtete të tjera europiane. Shefi i Kremlinit bëri të ditur se do të nisë prodhimi i armëve bërthamore me rreze të mesme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME/ Monza transferon ish portierin e Real Madrid
Previous article BETOHEN 23 PROKURORË TË RINJ NË KLP/ Nisin punën në prokuroritë e rretheve (EMRAT)

s.autor

Postime të ngjashme

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët Botë

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë Botë

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave” Botë

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT