• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BESTYTNITË E VITIT TË RI/ Traditat që bëhen nëpër botë për mbarësi
Home
Jetë

BESTYTNITË E VITIT TË RI/ Traditat që bëhen nëpër botë për mbarësi

29 December, 2021 s.autor Jetë

Njerëzit shpesh e shohin Vitin e Ri, si një mundësi për “t’ia filluar nga e para” apo si një “fillim të ri”, ndaj kryejnë rite të ndryshme duke besuar fort se ato do të sjellin mbarësi dhe fat përgjatë vitit të ardhshëm.

Këto besëtytni janë të trashëguara brez pas brezi në popuj me zakone edhe tradita të ndryshme, por të gjitha kanë një qëllim të përbashkët: Të largojnë të keqen e vitit të shkuar edhe të sjellin të mirën në Vitin e Ri.

1. Mbani nëpër shtëpi një valixhe bosh.

Në Amerikën Latine, besohet se duke mbajtur një valixhe të vogël bosh nëpër shtëpi, viti i ri do të jetë i mbushur plot me aventura dhe udhëtime të reja.

2. Vishni të brendshme të kuqe.

Nëse doni që dashuria t’ju trokasë në derë, në vigjilje të Vitit të Ri vishni të brendshme të kuqe. Besohet se ato sjellin fertilitet dhe fat në dashuri.

3. Bëni shumë zhurmë

Filipinasit mendojnë se duke bërë zhurmë nëpër shtëpi, shpirtrat e këqinj do të zhduken. Kështu që sugjerohet të këndoni, përplasni gotat dhe hidhni fishekzjarrë për fat!

4. Hani 12 kokrra rrush në mesnatë.

Spanjollët sapo ora shënon 12:00 hanë 12 kokrra rrushi. Kjo traditë daton që nga 1880 dhe legjenda thotë që nëse ke arritur të hash 12 kokrra (1 për çdo muaj) para se ora të shkojë 12:01, fati i mbarë është me ty.

5.Pastro shtëpinë

Njerëzit në Amerikën Latine besojnë se pastrimi i shtëpisë, largon të gjithë negativitetin dhe të keqen nga familja dhe jeta jote.

6. Ose jo

Por sipas kinezëve nuk duhet ta pastrosh kurrsesi shtëpinë më 31 dhjetor, sepse largon fatin e mirë dhe mbarësinë që ke mbledhur gjatë vitit.

7. Vendosni para në kuletë

Pak para mesnatës fusni para në kuletë, pasi thuhet se kështu viti do të jetë i mbushur me prosperitet.

8. Hapni dyer e dritare.

Pak para mesnatës, duhet të hapësh dyert për të lënë pas vitin e vjetër dhe për të mirëpritur Vitin e Ri. Sipas tyre, kjo bën që energjitë negative dhe e shkuara të lihen pas, ndërsa gjërat e reja dhe fati i mire të futen në jetën tuaj.

9. Puthni dikë në mesnatë

Ky është supersticioni më i njohur në mbarë botën: Nëse puth dikë në mesnatë, do të kesh fat në dashuri për të gjithë vitin.

10.Hani mish derri

Kinezët e lidhin derrin me fatin e mirë dhe prosperitetin. Nëse e konsumoni atë natë, thuhet se keni më shumë shanse për t’u bërë të pasur.

11 – Mos nxirrni asgjë nga shtëpia

Heqja e gjërave nga shtëpia, qofshin plehra apo sende që po dhuroni, mund të nënkuptojë që “ju të humbisni gjëra gjatë vitit të ardhshëm”. Bëjeni këtë para natës së Vitit të Ri, ose duke filluar nga 2 janari.

12- Mos jepni para borxh

Gjithashtu mos merrni borxh ose mos i paguani në atë ditë, borxhet që keni marrë. Kjo mund të bëjë që “të jetë viti i pagesave”. Mbajini kuletat mirë, për një vit me më shumë para.

13-Mos qani

Nuk duhet të derdhni asnjë pikë loti më 1 janar. Viti i Ri nuk duhet të fillohet me të qara.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENSIONET ME SERBINË/ COVID-19 dhe shpërndarja e parlamentit më 14 shkurt, si ishte viti 2021 për Kosovën
Previous article SHBA-ja emëron dy gra për të udhëhequr përpjekjet për mbështetjen e qytetareve afgane

s.autor

Postime të ngjashme

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes Jetë

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël Jetë

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe… Jetë

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT