• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BESONIN SE ISHTE PUSHTUAR NGA SHPIRTRAT/ Arrestohen prindërit që do “flijonin” djalin e tyre 5 vjeçar
Home
Jetë

BESONIN SE ISHTE PUSHTUAR NGA SHPIRTRAT/ Arrestohen prindërit që do “flijonin” djalin e tyre 5 vjeçar

4 January, 2024 s.autor Jetë

Një çift francez që po planifikonin të flijonin djalin e tyre 5-vjeçar në shkretëtirën e Saharasë, pasi besonin se ishte i pushtuar nga shpirtrat, u arrestuan nga policia spanjolle teksa prisnin të hipnin në traget për në Tangier të Marokut.

Dy mësuesit e muzikës nga Franca jugperëndimore u arrestuan më 21 dhjetor në qytetin jugor spanjoll të Algeciras. Dy prindërit, të cilët, sipas policisë spanjolle, vuajnë nga “probleme psikiatrike” dhe ndaj tyre është lëshuar një urdhër arresti evropian për “rrëmbim të një të mituri”, kishin planifikuar ta “sakrifikonin” të birin.

Babai dhe nëna, përkatësisht 39 dhe 30 vjeç sipas zyrës së prokurorit të Bordos, janë nga Carcan, një fshat në veriperëndim të këtij qyteti francez. Ata ishin të integruar plotësisht në komunitet dhe madje kishin krijuar një konservator dhe kishin më shumë se 250 studentë.

Një burim pranë hetuesve tha se familja u largua nga Karkani më 16 dhjetor, me një automjet 4×4 që kishin blerë së fundmi, pasi kishin dhënë me qira banesën ku jetonin.

Autoritetet filluan hetimin e rastit më 19 dhjetor kur morën një telefonatë nga një “person me interes” i cili tha se ishte i shqetësuar për djalin 5-vjeçar të një çifti miqsh.

“Babai ishte delirant“, sipas prokurorisë, e cila hapi një hetim paraprak për “rrëmbim ose ndalim arbitrar të një pengu nën moshën 15 vjeç me qëllim lehtësimin e kryerjes së një krimi“.

Autoritetet po shqyrtojnë mundësinë që prindërit mund të jenë pjesë e një sekti, por “është ende herët” për të thënë këtë me siguri.

Kryebashkiaku i Karkan tha se vjeshtën e kaluar, gjatë një stuhie, babai u gjet “lakuriq në pyll dhe duke folur në mënyrë jokoherente“. Më pas ai u shtrua për vëzhgim në një klinikë psikiatrike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRAU VËLLANË DHE MË PAS VETEN/ Zbardhen detaje nga krimi në familje në zonën e Freskut, shkak konflikti për pronat
Previous article RITEN RASTET ME COVID/ Rikthen maskat në disa spitale në SHBA

s.autor

Postime të ngjashme

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre Jetë

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT