• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BESIMI TEK RINGJALLJA/ Si u përpoq John Travolta të rikthente në jetë djalin e tij të vdekur (FOTOT)
Home
Nderkombetare

BESIMI TEK RINGJALLJA/ Si u përpoq John Travolta të rikthente në jetë djalin e tij të vdekur (FOTOT)

11 July, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Ngjarja horror në Tiranë ku nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa Josifi, humbën jetën nga agjërimi duke besuar tek ringjallja tronditi opinionin publik shqiptar.

Anisa u mbajt për 15 muaj e vdekur në shtëpi nga e ëma Zhaneta dhe motra e saj e mbijetuar Blerta, me shpresën e ringjalljes.

Ndërsa në Shqipëri është rasti i parë i zbuluar, ky fenomen në botë ekziston edhe mes yjeve të Hollywood.

Rasti më tronditës ishte ai i zbuluar nga ish-nusja e djalit të tenorit me famë botërore, Placido Domingos, e cila rrëfeu se në një intervistë për Daily Mail një vit më parë se John Travolta u përpoq të ringjallte djalin e tij duke besuar në sektin e Kishës Shkencologjike.

Sipas Sam Domingos aktori dhe bashkëshortja e tij Kelly Preston morën këshilla në Kishën Shkencologjike pasi djali i tyre vdiq në janar 2009.

Jett vuante nga autizmi dhe humbi jetën gjatë pushimeve familjare në Bahamas.

Ai u gjet i vdekur në vaskë në janar 2019 pasi pësoi një krizë dhe goditi kokën në vaskë në shtëpinë e tyre në Grand Bahama Island.

Në atë periudhë, Travolta përmes një rituali tipik të Scientology, urdhëroi shpirtin e njohur si Thetan të kthehej në trupin e Jett.

“Shkencologjistët besojnë se fryma Thetan nuk futet në një trup para se të lindë. Nëse një grua humb fëmijën para se ta lindë atëherë është vetëm një guaskë e zbrazët, asgjë për tu shqetësuar. Është njësoj me vdekjen. Kur një trup vdes atëherë Thetan del dhe kërkon një trup tjetër për të qëndruar,”- tha Domingo.

Ndërsa shtoi: “John Travolta u përpoq ta rikthente Jett në jetë kur ishte në ambulancë. Aty ai i kërkoi Thetan që të futej në trupin e Jett duke thënë: Të urdhëroj të futesh në trup tani. Kjo ka për qëllim ta rikthejë në jetë. Kur djali vdiq, Kelly u vendos në kampin e Kishës në Clearëater, në një dhomë hoteli ku ditë e natë, me siguri private, duke bërë auditim. Kur humb një fëmijë në Shkencologji, besoni se fryma e Thetan, e ka lënë atë trup dhe ka gjetur një tjetër. Në rastin e Kelly-t, ajo mbeti shtatzënë ndërsa ishte duke audituar disa muaj më vonë. Ben lindi vetëm një vit e gjysmë pas vdekjes së Jett. Ajo beson se “Thetan” i Jett është në trupin e Ben.”

Megjithatë një përfaqësues i Travolës, i quajti në atë kohë pretendimet e Sam Domingos të pavërteta dhe qesharake.

John Travolta nuk është i vetmi personazh i famshëm që është pjesë e këtij sekti fetar.

Mes tyre janë Tom Cruise dhe Jada Pinkett Smith./ panoramaplus

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "S'DIHET SE Ç'NA SJELL VJESHTA"/ Rakacolli: Rritjen e të infektuarve e prisnim por jo në këtë mënyrë...
Previous article MBUSHËN MAKINËN ME KANABIS NË STËBLEVË TË LIBRAZHDIT/ Policia kap mat 3 të rinj nga Durrësi

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM NË NEW YORK/ Rrezikon shembjen, evakuohet ndërtesa 38-katëshe në Manhattan Botë

ALARM NË NEW YORK/ Rrezikon shembjen, evakuohet ndërtesa 38-katëshe në Manhattan

ANALIZA/ Infantino dhe Trump, marrëdhënia e rrezikshme që po ‘trondit’ futbollin Botë

ANALIZA/ Infantino dhe Trump, marrëdhënia e rrezikshme që po ‘trondit’ futbollin

PROBLEME ME SISTEMIN E RI KUFITAR TË BE/ Komisioni Europian angazhon Frontex për aeroportet Botë

PROBLEME ME SISTEMIN E RI KUFITAR TË BE/ Komisioni Europian angazhon Frontex për aeroportet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT