Deri tani kemi parë marrëdhënien e motrës së Besit dhe Xhensilës. Ato kanë bërë puçi-puçi nëpër Instagrame shpeshherë. Thuhet se kanë qenë shoqe edhe pa u bërë kunata. Po ne s`paskemi parë marrëdhënien mes Besit dhe kunatës së tij, motrës së Xhensilës. Alba është nga ato vajzat që s`ka përfituar nga fama e motrës se ka qëndruar në hije, jo si ca motra të tjera. Megjithatë, e gjetëm në Instagram dhe ia pamë një postim që sapo ka bërë, jo për motrën po për kunatin. “I madh”, ka shkruar në foton e shkrepur nga Tv, kur Besi luante rolin e Insta Girl në “Kënga Magjike”. Nuk paska shkuar në Pallatin e Kongreseve, ama po e duartroket nga shtëpia. Aq shumë është emocionuar nga kunati, sa kolegun e Besit, Erion Isain e ka ndarë në mes.



