Bes Kallaku e ka kthyer “katnarin” në brandin e vet, por aktori di të jetë edhe serioz dhe i kuruar, veçanërisht kohëve të fundit.
Si përshembull, tek kjo foto e albumit të martesë, ku e mban Xhensilën si një xhentëlmen (mistrec) anglez në një ballo kërcimi.
Kur nuk bën këtë shkrepjen tipike të çunave shqiptarë në Instagram, që fokusojnë gushën…
…duket goxha fotozhenik. Jo se e ka qëllim në vetvete, po ndonjëherë duket kaq i paqtë dhe serioz.
Por jo vetëm me Xhensilën; fotot me gjyshen, Ijen, janë ato ku Besi duket kaq djalë i mbarë, i krehur, i rregullt, si pëllumb.
Ose në këtë foto, ku duket si Besi, komshiu me muskuj që i bën darkën familjes, pastaj niset për shtanga.
Pastaj është edhe kjo, poza që kanë gjysma e çifteve të sapofejuara shqiptare. Vështrimi i saj përcjell qetësi, vështrimi i tij qëndrueshmëri dhe seriozitet.
Sidoqoftë, mendojmë se kaq ishin. Në pjesën tjetër të fotove është thjesht Besi dhe domatet e tij.










