• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BERISHA U SHPALL “NON GRATA” NGA SHBA/ Yzeiri: Hero i rremë, bashkë me Metën të dalin para trupit gjykues
Home
Politikë

BERISHA U SHPALL “NON GRATA” NGA SHBA/ Yzeiri: Hero i rremë, bashkë me Metën të dalin para trupit gjykues

24 May, 2021 Delo.autor Politikë

Analisti, Ilir Yzeiri ishte i ftuar sot në Top Talk, ku komentoi shpalljen ‘not grata’ të ish-presidentit dhe ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Sipas Yzeirit, vendimi i Sekretarit amerikan të Shtetit, “është i rëndë, për një figurë si Berisha, që ka 30 vite që zotëron skenën politike në vend”.

“SHBA, në një rast të paprecedentë ndonjëherë në Ballkan, e cilësuan Berishën, person ‘non grata’, si të papërshtatshëm për të shkuar në Amerikë, për shkak se ai ka zhvilluar korrupsion domethënës, ka ndihmuar me këtë korrupsion, pasurimin e paligjshëm të familjarëve dhe aleatëve.

Me retorikën e tij, ka penguar drejtësinë që të hetojë mbi të dhe ka minuar demokracinë. Këto tre akuza, që u shqiptuan nga një sekretar shteti, janë shumë të rënda për një figurë si Sali Berisha, që zotëron skenën shqiptare për 30 vite”.

Yzeiri e komenton këtë periudhë, pas shpalljes së vendimit, si të momentin e duhur që Berisha të dalë përballë një trupi gjykues.

“Kjo nuk është asgjë tjetër, veçse projektimi që ka pasur pjesa më e mirë e opinionit shqiptar prej kohësh, që i ka identifikuar këta dy personazhe, si personazhe që i takojnë anës së keqe të historisë shqiptare, si personazhe që mbartin mëkate të tilla, të cilat do të duhet t’i shlyejnë jo më përpara opinioni, por ka ardhur koha që t’i shlyejnë edhe përpara një trupi gjykues”.

Analisti ironizon vlerësimin që i është bërë ish-Presidentit, si “lider historik”. Berisha, thotë Yzeiri, është një hero i rremë.

“Po të jetë për në shqiptarë, do të vazhdojmë t’i këndojmë këngë me çifteli Berishës, edhe për 30 vite të tjera. Më vjen keq ta them por ne krijojmë mite të rreme atëherë kur nuk duhet.

Çfarë ka bërë Berisha këto 30 vjet, që ne e quajmë lider historik? Cili është ky lider historik i së djathtës? Po ata që ndenjën 50 vjet ën burg, çfarë janë ata? Nëse ka një lider të së djathtës në Shqipëri, është Mit’hat Frashëri!

Çfarë liderësh janë këta, që dhjetori i vitit 1990, i gjeti te hotel “15-katëshi”, pinin kafe. Vetëm sa botuan 3 artikuj. Kjo parti, shfrytëzoi lëvizjen e madhe të studentëve të dhjetorit.

Nuk ka më që të bësh çfarë të duash me këtë vend. Kemi zgjedhjet e vitit 1996, kemi ’97-tën, ku humbën jetën 2500, kemi ‘Gërdecin’ dhe shumë e shumë gjëra të tjera”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALFRED PEZA/ Agron Shehaj vë shishen e qumështit në radhë pas Lulzim Bashës
Previous article KORONAVIRUSI/ Shërohen 17 mijë persona në 23 ditë, vetëm 944 raste aktive me COVID-19 në vendin tonë

Delo.autor

Postime të ngjashme

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT