Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me vendimin për shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha, nga Britania e Madhe.
Rama ka zgjedhur të postojë në Twitter kopertinën e librit të diktatorit Enver Hoxha, “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë”, duke ironizuar shpalljen e dyfishtë non-grata të ish-kryeministrit nga Washingtoni dhe Londra.
Kujtojmë se vendimin për shpalljen non-grata e konfirmoi vetë Berisha gjatë një konference për media nga selia blu këtë të premte.
“Kjo ishte çështja e dytë pse jam sot para jush. Disa orë pasi Edi Rama dha lajmin. Jam njoftuar me një letër se sekretari i brendshëm ka marrë vendimin për moslejimin tim për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar me arsyetimin e keni lidhje me kriminelë dhe jeni gati t’i përdorni këto lidhje për politikë.
Ky vendim është në vrazhdën e shpifjeve për interesa të të njëjtit grup që kanë financuar vendimin e Blinken. Unë kam qenë në dijeni të përpjekjeve që partner ndërkombëtarë t’i bashkangjiten vendimit të tyre”, tha Berisha.