Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sot në “Studio e Hapur” në News24 edhe për çështjen e ish Kryeprokurorit Adriatik Llalla.
I pyetur nga gazetarja Eni Vasili se si e gjykon terheqjen e Llalles nga sistemi i drejtesise qe do te thoshte automatikisht terheqje nga Vettingu, Berisha tha se ne fakt eshte nje nen i Kushtetutes i interpretuar nga Gjykata Kushtetuese, i ndryshuar me pelqimin e nderkombetareve, qe “amniston” te gjithe ata qe veprojne si Llalla.
Berisha la te kuptohet se e mira do te ishte qe kushdo qe nuk ka vene pasuri ne shkelje te ligjit, ne menyre korruptive gjate ushtrimit te detyres, duhet ti nenshtrohet vetingut ose te ktheje pasurine e paligjshme.
I pyetur nga gazetarja per vendimin e sekretarit Amerikan te Shtetit Rex Tillerson, qe i ndaloi hyrjen ne SHBA te Llalesh dhe tre familjareve te tij te tjere, me motivacion per “pershirje te tij ne raste te medha korrupsioni” Berisha tha se nje personialitet i tille, qe perfaqeson politiken e jashtme te SHBA me siguri qe duhet te kete prova, perderisa ka firmosur nje vendim te tille.
Ai me siguri ka duhet te kete patur prova për përfshirjen e Adriatik Llallës në raste të medha korrupsioni,- arsyetoi Berisha.
Alpenews.al


