Ish kryeministri Berisha, pak orë më parë ka publikuar në Facebook-un e tij, një foto të Taulant Ballës ku sipas tij shfaqej me një nga bosat e kokaines.
Fill pas kësaj ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar Taulant Balla, i cili me anë të një tjetër postimi tregon të vërtetën e radhës.
“Kinostudio e SHQUP-it dhe Saliu deshtuan perseri sot turpshem me nje fotomontazh, i cili ishte realizuar keq.
Moren nje person qe nuk i di as emrin, prene nje fotografi timen dhe prodhuan foto te montuar, te cilin portalet e Zenit te Saliut dhe te kunatit te Lulit e bene lajm.
Po me mire te kishit vene Lulin bashkë me Babalen, sesa kete tipin”, reagon Balla në rrjetin social.
Berisha eshte “lodhur” shume per te bere kete fotomontazh duke kerkuar, prere dhe montuar nje foto te Balles te dale ne vitin 2016 me Ramen.
/AlpeNews.al



