• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BERISHA PËRFUNDON NË PE/ Eurodeputetët presion BE-së që të ketë qasjen e SHBA me vendimin për “non grata”
Home
Politikë

BERISHA PËRFUNDON NË PE/ Eurodeputetët presion BE-së që të ketë qasjen e SHBA me vendimin për “non grata”

13 September, 2021 F.autor Politikë

Komiteti i Jashtëm i Parlamentit Europian ka nisur disktutimet mbi raportin vjetor të eurodeputetit, Lucas Mandl mbi bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor. Raporti është në fazën e propozimeve për amendime nga anëtarët e tjerë të Komitetit të Jashtëm.

Amendimet e propozuara janë të shumta dhe përfshijnë të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor. Në rastin e Shqipërisë bien në sy dy propozimet e bëra përkatësisht nga eurodeputetja Viola Von Cramon e të gjelbërve dhe nga eurodeputeti David Lega i grupit të të djathtëve.

Viola Von Cramon, që në PE mban edhe postin e raportueses për Kosovën propozon në amendime që i bëjnë thirrje Bashkimit Europian që të përqafojë praktikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke sjellë si shembull shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha.

“(PE) mirëpret qasjen e rinovuar të angazhimit të SHBA në Ballkanin Perëndimor, përfshirë përqëndrimin e tyre në luftën kundër korrupsionit. Vlerëson në këtë kontekst urdhrin ekzekutiv të SHBA për të sanksionuar personat që kontribuojnë në destabilizimin e rajonit, si edhe aksionet që shënjestrojnë individë dhe ente për akte domethënëse korruptive në Bullgari dhe ish-Kryeministri Berisha në Shqipëri.

Bën thirrje që BE të ketë një qasje plotësisht të ngjashme me këtë (praktikën e SHBA)”, propozon eurodeputetja Von Cramon në amendimin e saj.

Eurodeputeti i së djathtës, David Lega propozon në amendimin e tij që në raportin vjetor mbi bashkëpunimin kundër krimit të organizuar të vihet theksi të korrupsioni, sipas tij, në nivele të larta në Shqipëri.

“Korrupsioni dhe krimi i organizuar mbeten një shqetësim serioz në Ballkanin Perëndimor; PE thekson si shembull, që në Shqipëri, korrupsioni është burimi i dytë më i madh i të ardhurave financiare të paligjshme (IFF), pas trafikut të narkotikëve. Banka Botërore vlerëson se 36.1 për qind e kompanive në Shqipëri gjatë 2019-s u përballën me të paktën një kërkesë për ryshfet”, propozon ai.

Eurodeputetë të tjerë kanë propozuar amendime të përgjithshme, por mes amendimeve gjen edhe propozime konkrete, si ai i eurodeputetit, Michael Gahler, që vë theksin e ekzistencës së në korridori të trafikut të lëndëve narkotike mes Kukësit dhe Tetovës.

Sipas tij, nga Kukësi në Tetovë trafikohet hashashi, ndërsa anasjelltas trafikohen lëndë narkotike më të rënda, si heroina.

Ai kërkon përmes amendimit që t’i bëhet thirrje Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut që të shtojnë përpjekjet në luftën kundër trafikut të narkotikëve dhe të mbyllin rrugët e këtij trafiku.(SI)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZYRTARE/ PD çon shkresën në Kuvend, Sali Berisha NUK është më anëtar i Grupit Parlamentar të PD-së
Previous article TAKIMI ME ANËTARËT E KPK/ Yuri Kim: Procesi i Vettingut duhet të jetë i lirë, pa presione e sulme

F.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT