• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BERISHA “NON GRATA”/ Haklaj: E dija që atij njeriu do i vinte dita! E gatshme të dëshmoj që jo vetëm është i korruptuar, por dhe vrasës
Home
Politikë

BERISHA “NON GRATA”/ Haklaj: E dija që atij njeriu do i vinte dita! E gatshme të dëshmoj që jo vetëm është i korruptuar, por dhe vrasës

30 June, 2021 s.autor Politikë

Aishe Halkaj ka komentuar për herë të parë ekskluzivisht për Report TV shpalljen e Sali Berishës ‘Non Grata’. Përballë gazetarit Denis Minga, Haklaj tha se e “e dinte që atij njeriu do i vinte dita një ditë”, teksa ka deklaruar se është gati të dëshmojë kundër tij, jo vetëm për korrupsion, por edhe “se është vrasës”.

“Unë nuk është se jam fetare, jam ateiste pothuajse, por kisha një besim në natyrë, në ligjet e natyrës, përderisa jam njeri ateist, që do t’i vijë dita edhe atij njeriu që t’i paguajë. Sepse edhe Enveri qëndroi 50 vite, por dolën të gjitha. Edhe mendoja, kemi pasur një gjysh që mendonte se asnjë, na thoshte gjithmonë, pavarësisht se ishte Enver dhe ishte prej 50 vitesh ne nuk kemi pasur konsekuenca. Janë përjashtuar xhaxhallarët nga partia, por jo konsekuenca të mëdha. Dhe gjyshi na thoshte gjithmonë: “Unë kam parë shumë”. Ai e quante me atë gjuhën popullore shumë hyqymete. “Unë kam parë shtatë hyqymete, kështu që asnjë shtet, – thoshte, – nuk është i përjetshëm”. Dhe, ku e di unë, kisha një bindje. Ai na ka bërë një shkollë, gjyshi, një shkollë të jetës të thuash, dhe unë kam qenë 20 vjeçe kur ai ka vdekur dhe fjalët e tij edhe sot më shërbejnë në jetën e sotme, në shekullin e 21-të, më shërbejnë. Dhe thoshte: “Asnjë shtet nuk është i përjetshëm”. “Asnjë regjim nuk është i përjetshëm” dhe thoshte që “njeriu shkon, shkon, por dikur do ta tregojë veten, nuk do ta kamuflojë personalitetin e tij deri në vdekje”. Berisha është vrasës dhe vrasjet e tij dhe krimet e tij i pashë me sytë e mi. Ai deshi të më burgosë, ai më survejoi, ai më dogji banesën, ai më dhunoi varret, ai më vrau familjarët e mi, ai hodhi në Interpol të mbijetuarit e familjes, ai hapi gjyqe, njëkohësisht hapi gjyqe ndaj familjarëve të mbijetuar dhe njëkohësisht u hakmor në tre breza. Edhe vajza ime, e cila ka qenë police në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ai e përjashtoi, dy ditë pa u kontrolluar banesa në Haklaj nga policia e Berishës. Kështu që ai njeri na hoqi nga puna, ma hoqi vajzën nga puna nga Policia, më hoqi mua nga puna. Ai bëri një, u përpoq të na shfaroste nga shfaqja e dheut. Kështu që unë tani kam bindjen dhe mund të dëshmoj para kujtdo që ai njeri jo vetëm që është i korruptuar, ai njeri është vrasës dhe ai njeri tradhtinë kombëtare e peshon me gjakun e derdhur të shqiptarëve”, tha Aishe Haklaj për Report Tv.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRFSHIHET EDHE SHQIPËRIA/ Ambasada publikon kriteret për punësim në Gjermani pas 1 korrikut
Previous article "MË NË FUND SHËNOI"/ Shikoni festimin epik të kryeminstrit Johnson tek goli i Harry Kane (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

LËVIZJE NË PS/ Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare në Vlorë Politikë

LËVIZJE NË PS/ Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare në Vlorë

TAKIMI ME TË DELEGUARIT PËR TIRANËN/ Zbardhet ultimatumi i Ramës: Dilni në terren dhe takoni qytetarët Breaking News

TAKIMI ME TË DELEGUARIT PËR TIRANËN/ Zbardhet ultimatumi i Ramës: Dilni në terren dhe takoni qytetarët

"VELIAJ ËSHTË KRYETAR"/ Reagon kryeministria: Mandati i tij duhet respektuar, konfuzioni është krijuar nga kyçja e tij në qeli Politikë

"VELIAJ ËSHTË KRYETAR"/ Reagon kryeministria: Mandati i tij duhet respektuar, konfuzioni është krijuar nga kyçja e tij në qeli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT