• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BERISHA “NON GRATA”/ Eksperti amerikan: Blinken gëzon imunitet për veprimet zyrtare. Në SHBA, gjykatat nuk ndërhyjnë në politikën e jashtme
Home
Politikë

BERISHA “NON GRATA”/ Eksperti amerikan: Blinken gëzon imunitet për veprimet zyrtare. Në SHBA, gjykatat nuk ndërhyjnë në politikën e jashtme

21 May, 2021 Delo.autor Politikë

Në Shqipëri, ambasadorja amerikane Yuri Kim tha sot se Shteti ligjor duhet të mbizotërojë dhe se askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Ajo i bëri këto komente për gazetarët në Vlorë, ndërsa u pyet rreth situatës në lidhje me vendimin e Departamentetit amerikan të Shtetit ndaj ish kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit deklaroi një ditë më parë se do të ngrinte padi ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken, pranë një gjykate franceze, por ekspertë ligjorë ngrejnë dyshime mbi juridikionin e saj ndaj një cështjeje të tillë.

E ndodhur në Vlorë së bashku me ministrin shqiptar të Mbrotjes Niko Peleshi, për të ndjekur stërvitjen e madhe amerikane Defender 21, ambasadorja amerikane Yuri Kim, nuk mund t’i shmangte pyetjet mbi temën që ka mbizotëruar tre ditët e fundit opinionin në Shqipëri, vendimin e Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken për t’i ndaluar hyrjen në territorin e Shteteve të Bashkuara ish presidentit dhe ish kryeministrit shqiptar Sali Berisha, për shkak të korrupsionit në shkallë të lartë.

Zonja Kim deklaroi se nuk kishte çfarë t’i shtonte asgjë asaj çfarë kishte thënë vetë Sekretari i Shtetit. Por insistimit të gazetarëve ajo ju përgjigj duke thënë se “mesazhi është se Shqipëria po ndryshon, është një anëtare e Natos, do të jetë anëtare e BE-së. Shqipëria është një aleate dhe një mike e SHBA-ve. Shteti ligjor duhet të mbizotërojë. Duhet të jetë një vend i pastër dhe një vend i pasur. Për të arritur aty, askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Ditëve të pandëshkueshmërisë duhet t’ju vijë fundi”

Një ditë më parë, ish kryeministri Sali Berisha njoftoi se ka vendosur të hapë një proces gjyqësor për “shpifje”, ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken, pasi “për arsye që janë tërësisht të panjohura për mua, Sekretari i Departamentit të Shtetit ka publikuar dje, pa asnjë paralajmërim dhe në mënyrën më të papritur, më shpifëse, vlerësime të gënjeshtërta për personalitetin tim”.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha dje Zërit të Amerikës se “nuk janë në dijeni të ndonjë padie gjyqësore”, ndërsa nga ana e saj sot, ambasadorja Kim, u tregua gati mospërfillëse ndaj një cështjeje të tillë kur ju përgjigj gazetarëve, se “nuk e kam idenë se për çfarë po flisni”.

Zoti Berisha shpjegoi se ai ka angazhuar një ndër avokatët e njohur francez Battonier Jean Yves Leborgne dhe se padia do të ngrihet para Gjykatës Korreksionale të Parisit, për shpifje publike.

Në sistemin e drejtësisë franceze, Gjykata Korreksionale është thjesht një nga tre dhomat të cilat përbëjnë Gjykatën e Shkallës së parë. Si e tillë mbetet e paqartë se çfarë klauzolash do të mund të shfrytëzoheshin për të hapur një proces, ku asnjëra nga palët, as paditësi dhe as i padituri nuk janë shtetas francezë, dhe kur asnjë element i çështjes nuk lidhet me Francën.

Edhe eksperti amerikan i së drejtës ndërkombëtare Paul Williams, profesor në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin Amerikan në Uashington, i tha Zërit të Amerikës se “Sekretari i Shtetit Tony Blinken gëzon imunitet për veprimet zyrtare. Në Shtetet e Bashkuara, gjykatat nuk ndërhyjnë në politikën e jashtme. Nuk e di se çfarë do të thoshin gjykatat franceze, përveçse që kjo është një mosmarrëveshje midis një jo-shtetasi dhe një shteti të huaj, kështu që ata nuk do të kishin juridiksion” mbi një çështje të tillë, nënvizoi zoti Williams./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GRABITËSIT MBYTËN 20-VJEÇAREN NË SY TË FOSHNJËS/ Hetuesit grekë: E vranë se bërtiti, burri heshti
Previous article PLAGOSET RËNDË NJË 10-VJEÇAR NË MALIQ/ Rrëzohet duke luajtur me biçikletë, niset me helikopter drejt Tiranës

Delo.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë Politikë

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT