I përjashtuar nga grupi i PD-së dhe i shpallur “non grata” nga SHBA, Sali Berisha u rikthye sot në parlament, ndërsa një grup i vogël mbështetësish kishin dalë për ta pritur.
Berisha u ngjit mbi makinë dhe sulmoi ashpër Bashën, duke e akuzuar se ka marrëveshje me Edi Ramën.
Berisha e quajti Bashën tradhtar, ndërsa tha “sot nis beteja jonë”, ndërsa foli për “pazare te felliqura mes Rames dhe Bashes”.
“Nga pazaret e turpshme, pazaret e fëlliqura të lulëzim Bashës me Edi Ramën. PD del nga kjo betejë më e fortë, me e sigurt, rroftë Partia Demokratikë, rroftë Shqipëria”, tha Berisha