Ish-kryeministri Sali Berisha i është drejtuar këtë mesditë selisë së Partisë Demokratike.
Teksa Berisha është futur në seli për të zhvilluar një mbledhje me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, në selinë e PD ndodhej edhe kryedemokrati Lulzim Basha.
“BalkanWeb” mëson se Basha ndodhet në një nga sallat e selisë blu, ku po zhvillon një mbledhje me strukturat. Në mbledhje me Bashën janë nënkryetarët e Partisë Demokratike dhe disa drejtorë strukturash vendore.